A janë të dëmshme fshehtësitë për një lidhje?

A janë të dëmshme fshehtësitë për një lidhje?

Është e qartë si kristali se në një lidhje, sidomos nëse dëshironi ta keni një lidhje të shëndoshë, nuk duhet të ketë fshehtësi.

Edhe pse kjo mund të shihet si një kusht për një lidhje ideale për secilin çift, a është e mundur të ndajmë gjithçka me partnerin? A duhet thënë të gjitha detajet partnerit, si ato të së kaluarës, po ashtu edhe ato të së ardhmes, apo duhet fshehur diçka, në mënyrë që ta ruajmë qetësinë në lidhje?

 

Pse njerëzit fshehin diçka kur janë në lidhje?

Në rastet më të shpeshta, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, fshehtësitë kryesisht sillen rreth jetës së dikurshme seksuale. Mirëpo, fshehtësi të tilla shpeshherë sjellin deri në katastrofa potenciale brenda një lidhjeje. Nëse njëri partner kupton diçka, diçka që do të mund të interpretohej keq, nga dikush tjetër, kjo mund të sjellë deri në humbjen e besimit dhe shfaqjen e xhelozisë.

 

Sa jemi

të sinqertë në lidhje?

A mund një çift të jetë i sinqertë 100%? Të jesh i/e sinqertë gjatë gjithë kohës varet nga disa faktorë, si personaliteti, situatat, si dhe mirëkuptimi që ekziston ndërmjet çifteve. Në realitet është shumë e vështirë të jemi të sinqertë me partnerin 100%. Por, një gjë duhet ta dini, sa më të sinqertë që jeni me partnerin, aq më e fortë do të jetë lidhja juaj.

 

Fshehtësitë e parrezikshme

Në anën tjetër, ekzistojnë disa njerëz, të cilët mendojnë se ruajtja e disa fshehtësive të vogla kontribuon në ruajtjen e qetësisë në lidhje. Por, nëse heshtin diçka me peshë, nëse kjo zbulohet në të ardhmen, atëherë problemet do të jenë të shumta, sepse aty vjen në shprehje humbja e besimit në njëri-tjetrin. Po ashtu, duhet ta dini se ruajtja e diçkaje të madhe nga partneri shkakton stres dhe mungesë vetërespekti.

Komento