A jeni gati për të tradhtuar?

A jeni gati për të tradhtuar?

A jeni gati për të tradhtuar?Kohët e fundit fola me një grua dhe më tha se ishte gjendur sërish në një situatë tradhtie ndaj bashkëshortit të saj rreth 6 muaj më parë.

Më habiti shpjegimi i saj se ajo ishte një “viktimë e rrethanave”. Për të lehtësuar tradhtinë ajo e konsideronte atë si “diçka që kishte ndodhur” dhe jo “diçka që ishte përgjegjëse”. Duke i lënë mënjanë metaforat, tradhtitë NUK JANE ngjarje të së kaluarës dhe kaq, viktimat e vetme janë partnerët e lënë mënjanë. Kur ndodh dhe përse këta persona janë “gati të tradhtojnë”.

Çfarë nënkupton kjo? Do të thotë se këta persona janë në fazën e kërkimit të një situate më të mirë dhe që harxhojnë më shumë kohë duke kërkuar një lidhje të re sesa të mbajnë atë që kanë. Tradhtitë JANE të planifikuara edhe pse ju nuk jeni të vetëdijshëm. Si të gjitha aktet impulsive tradhtitë nuk janë gjëra që ndodhin në momentin e fundit që ju thjesht shiheni në sy dhe nisni të konsumoni dëshirat. Tradhtitë planifikohen muaj, ndoshta edhe vite më parë.

Nis shpesh si një krizë në marrëdhënie (zhgënjim pritshmërish, grindje në çift) dhe pas mungesës së mjeteve për të zgjidhur problemet. Në këto momente nis të zgjerohet fantazia. Nëse problemet nuk zgjidhen, çështja e tradhtisë nis të ushqehet.

Tradhtitë NUK JANË vetëm një çështje seksi, pavarësisht se tërheqja luan një rol të rëndësishme në lidhje. Tradhtitë janë një çmenduri për ata që u bëhen. Të jesh i tradhtuar apo i lënë për një tjetër person është një nga eksperiencat më të dhimbshme që një person i rritur mund të provojë.

Njoh persona që nuk e kanë kaluar kurrë dhimbjen e tradhtisë. Kanë ndjeshmërinë e trishtimit që kanë humbur një njeri që e kanë dashur. Një grua që e njihja, vdiq 6 vjet pas divorcit të saj dhe jam i bindur që ishte për shkak të ndarjes.

Tradhtitë NUK JANË një rrugëdalje nga martesa. Kur partneri juaj është i lënduar, divorci është akoma më i vështirë.

Tradhtitë JANË të evitueshme. Nëse jeni të palumtur nga martesa bëni diçka për të dalë nga kjo gjendje duke kërkuar këshillues martesash. Ka një çështje themelorë në këtë temë. Monogamia është një zgjedhje, por në kulturën tonë ajo vjen si moral. Mësohuni të flisni me partnerin.

A jeni gati për të tradhtuar?

Nëse nuk jeni të sigurt, vijnë më poshtë 10 sinjale. Nëse u përshtatet nga 1 në 3 duhet t’i thoni partnerit se jeni të pakënaqur me martesën tuaj. Nga 4 në 7 sinjale keni një “rrezik të lartë” të devijimit dhe nëse tregoni nga 8 në 10 sinjale ju mezi po prisni të tradhtoni.

Mendoni shpesh që “duheni”, por nuk jeni “të dashuruar” me partnerin tuaj.
Jeni të palumtur me jetën në çift prej pak kohësh (më shumë se 1 vit)
Jeni i/e mërzitur
Doni t’i jepni fund, por nuk doni të mërzisni gjysmën tuaj.
Nuk keni kurajë të kërkoni divorcin
Keni provuar ose (ose e keni menduar) t’i thoni partnerit tuaj se nuk jeni i/e lumtur, por keni marrë vetëm sulm fizik ose verbal.
Kaloni shumë kohë me persona të tjerë (keni nisur palestrën, bëni vrap,)
Nuk ndjeni që partneri ju mbështet në aktivitetin tuaj
Nuk jeni i/e kënaqur me jetën seksuale
Nga njohjet tuaja ka persona që kanë tradhtuar apo që po jetojnë një histori klandestine.
Ka një rregull të artë në gjithë këtë. Së pari duhet të tentoni të mbani atë që keni, pastaj duhet të kërkoni alternativën. /Susan Pease Gadoua, trapiste çiftesh

Komento