A vuani nga kokëdhembjet seksuale?

A vuani nga kokëdhembjet seksuale?

Kokëdhembja shpesh ndërlidhet me seksin. Meshkujt e dinë fare mirë se kokëdhembja e femrave është arsyetim i femrave për t’iu shmangur seksit, përderisa në anën tjetër mjekët theksojnë se është pikërisht seksi ai që ndikon në largimin e kokëdhembjeve.

Me gjithë dobitë shëndetësore që krijohen në jetë, seksi mund të jetë shkaku për kokëdhembje. Kokëdhembja e fortë, e cila shfaqet gjatë aktivitetit seksual di të jetë një ankth për çiftet.

Ky fenomen shfaqet pas çdo aktiviteti, i cili mund të dërgojë në orgazëm. Shkaku nuk është i njohur, e në të shumtën e rasteve është i parrezikshëm dhe largohet vetvetiu. Me rritjen e eksitimit seksual shtohet edhe dhembja, që mund të zgjasë madje disa orë pas marrëdhënies.

Ky lloj kokëdhembjesh është më i shpeshtë tek meshkujt, ngase në të shumtën e rasteve janë pikërisht ata që kanë rol më aktiv gjatë seksit. Femrat më të moshuara se dyzet vjeçe, ato që kanë filluar në mënyrë intensive të ushtrojnë si dhe ato femra që vuajnë nga migrena dhe kokëdhembjet e forta janë më të ekspozuara ndaj kokëdhembjeve seksuale.

Po ashtu, sipas një studimi gjashtë javët e para pas lindjes janë të kobshme për një femër, sepse kokëdhembejt thuajse nuk ndalojnë kurrë. Ekzistojnë tri lloje të kokëdhembjeve: dhembje e dobët, që shfaqet në fillim dhe nuk zgjat shumë, dhembje më e fortë gjatë përjetimit të orgazmat, si dhe dhembja pas seksit që mund të zgjasë deri në disa ditë.

Komento