ABS dieta, 20 kg me pak me ndihmen e 12 ushqimeve

dieta

ABS dieta eshte zgjidhje e vertete, nese jeni te gatshem qe ta balanconi ushqimin dh aktivitetin fizik. Sipas ketij regjimi, te cilit duhet t’i permbaheni secilin muaj eshte e lejuar perdorimi i 12 ushqimeve.

Efektet jane evidente qe ne dy javet e para kur shkrihen deri ne 12 kilograme, ndersa ne dy javet vijuese do te humbni edhe 8 kilograme. ABS dieta eshte e bazuar ne ndertimin e muskujve nepermjet trajnimeve te forces, aerobik stervitjeve dhe balansit te karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.

Nutricionistet pohojne qe eshte e shendetshme dhe nuk paraqet ndonje rrezik per shendetin pasi qe ofron vitaminat e nevojshme, mineralet dhe fibrat, ndersa stimulon forcimin e muskujve dhe djegien e dhjamit trupor.

12 ushqimet e lejuara

Nese keni vendosur per ABS dieten, rekomandohen gjashte vakte ne dite, tete gota uje, ndersa zgjidhje e mire eshte edhe qumeshti i payndyrshem apo çaji i gjelber. Alkooli eshte i lejuar vetem ne sasi te vogla, por nuk eshte i rekomanduar. Numerimi i kalorive eshte i ndaluar.

Ne kete diete ka 12 ushqime qe jane shume te rekomanduara dhe duhet t’i konsumoni çdo dite:

– Arrat dhe produkte e ngjashme, si lajthite

– Fasule

– Perimet e gjelbra

– Produktet me vlera te uleta energjetike

– Dritherat qe perdoren ne mengjes dhe perzihen me qumesht

– Vezet

– Mishi i payndyrshem, gjeldeti, pula, peshku dhe mish lope

– Gjalpe nga kikirike

– Vaj ulliri

– Buke dhe produktet e tjera nga dritherat

– Proteinat ne pluhur

– Boronica

Ushqimet tjera qe mund te konsumohen shpesh jane: mollet, avokado, bananet, orizi integral, proshuta, gjalpi, lengjet pa sheqer, hudhra, kerpudhat, pjepri, makaronat, pjeshke, kikirike, bizelja, speci, kokoshkat, vaji nga susami, guacat, supa, farat e lulediellit, patatja e embel, domatja. Me kete regjim te ushqimit jane te rekomanduara edhe ushtrimet.

Shkrirje nga te gjitha anet

Ushtrimet adekuate jane te rendesishme sikur edhe ushqimi i mire. Per kete eshte e rekomanduar trajnimi i forces tri here ne jave, ushtrimet per bark dy deri ne tri here ne jave dhe aerobik po kaq here.

Po ashtu ekzistojne edhe disa parime themelore, dhe ato jane: pas ushtrimeve te nje pjese te trupit gjate 48 te ardhme nuk guxoni qe ta ushtroni perseri ate pjese. Nje dite duhet te jete plotesisht e lire, pa aktivitete fizike dhe trupi atehere duhet te pushoje.

 

One Comment

  1. si eshte kjo djeta ABS?A MUND TMA SHKRUANI

Komento