ABS dieta, humbni 20 kilogramë

ABS dieta, humbni 20 kilogramë

ABS dieta është zgjidhje e vërtetë, nëse jeni të gatshëm që ta balanconi ushqimin dh aktivitetin fizik. Sipas këtij regjimi, të cilit duhet t’i përmbaheni secilin muaj është e lejuar përdorimi i 12 ushqimeve.

Efektet janë evidente që në dy javët e para kur shkrihen deri në 12 kilogramë, ndërsa në dy javët vijuese do të humbni edhe 8 kilogramë. ABS dieta është e bazuar në ndërtimin e muskujve nëpërmjet trajnimeve të forcës, aerobik stërvitjeve dhe balansit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.

Nutricionistët pohojnë që është e shëndetshme dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin pasi që ofron vitaminat e nevojshme, mineralet dhe fibrat, ndërsa stimulon forcimin e muskujve dhe djegien e dhjamit trupor.

12 ushqimet e lejuara

Nëse keni vendosur për ABS dietën, rekomandohen gjashtë shujta në ditë, tetë gota ujë, ndërsa zgjidhje e mirë është edhe qumështi i payndyrshëm apo çaji i gjelbër. Alkooli është i lejuar vetëm në sasi të vogla, por nuk është i rekomanduar. Numërimi i kalorive është i ndaluar.

Në këtë dietë ka 12 ushqime që janë shumë të rekomanduara dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë:

– Arrat dhe produkte e ngjashme, si lajthitë

– Fasule

– Perimet e gjelbra

– Produktet me vlera të ulëta energjetike

– Drithërat që përdoren në mëngjes dhe përzihen me qumësht

– Vezët

– Mishi i payndyrshëm, gjeldeti, pula, peshku dhe mish lope

– Gjalpë nga kikirikë

– Vaj ulliri

– Bukë dhe produktet e tjera nga drithërat

– Proteinat në pluhur

– Boronica

Ushqimet tjera që mund të konsumohen shpesh janë: mollët, avokado, bananet, orizi integral, proshuta, gjalpi, lëngjet pa sheqer, hudhra, kërpudhat, pjepri, makaronat, pjeshkë, kikirikë, bizelja, speci, kokoshkat, vaji nga susami, guacat, supa, farat e lulediellit, patatja e ëmbël, domatja. Me këtë regjim të ushqimit janë të rekomanduara edhe ushtrimet.

Shkrirje nga të gjitha anët

Ushtrimet adekuate janë të rëndësishme sikur edhe ushqimi i mirë. Për këtë është e rekomanduar trajnimi i forcës tri herë në javë, ushtrimet për bark dy deri në tri herë në javë dhe aerobik po kaq herë.

Po ashtu ekzistojnë edhe disa parime themelore, dhe ato janë: pas ushtrimeve të një pjesë të trupit gjatë 48 të ardhme nuk guxoni që ta ushtroni përsëri atë pjesë. Një ditë duhet të jetë plotësisht e lirë, pa aktivitete fizike dhe trupi atëherë duhet të pushojë.

Komento