Afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksuale

Afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksuale

Afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksualeKur dikush thotë afrodiziak neve zakonisht na shkon mendja tek çokollatat ose kanella.

A e keni ditur se fshihet forcë më e madhe në gjëra të tjera ushqimore dhe bimë?

Pasurojeni ushqimin, ëmbëlsojeni dashurinë, shfryni stresin me këto afrodiziakë:

Arrat

Arrat e rrisin fuqinë gjenitale, ndërsa me mjaltin krijojnë një kombinim të fuqishëm.

Disa shkencëtarë pohojnë se vetëm 5 arra në ditë mjaftojnë për seksin e shkëlqyeshëm, transmeton “Zeri.info”.

Speci djegës

Me to gjaku do t’ju “vallëzojë”. Sa më djegës, aq më mirë.

Capsaicin jep djegësinë, specat jalapeno (të gjelbër e të gjatë) dhe habanero (të kuq e të vegjël, me formë rrumbullake) japin “zjarr” dhe e forcojnë qarkullimin dhe rrymimin e gjakut. Disa hulumtime tregojnë se capsaicin lëshon endrofine, të ashtuquajturat hormone të lumturisë.

Çaji i gjelbër

Për këtë pastrues fenomenal të organizmit flitet me mijëra vite, por më pak është e njohur se ky çaj është i rëndësishëm edhe për jetën seksuale. Kjo bimë përmban antioksidantin catechin, i cili i mbron enët e gjakut dhe e vë në lëvizje qarkullimin e gjakut.

Po, kjo ju duhet patjetër, përcjell “Zeri.info”.

Komento