Agjërimi 24 orësh zvogëlon peshën

Agjërimi 24 orësh zvogëlon peshën

Agjërimi shkakton urinë, ose stresin. Si reagim, organizmi çliron kolesterolin, duke i mundësuar organizmit që të përdorë yndyrat si burim të energjisë.

Kjo shkakton zvogëlimin e qelizave dhjamore në trup

Agjërimi i herëpashershëm zvogëlon rrezikun nga problemet e zemrës dhe diabeti, duke shkaktuar edhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, ka treguar një studim i Qendrës mjekësore “Intermountain Heart Institute”.

Studimi ka treguar se agjërimi 24 orësh, gjatë së cilës kohë pihet vetëm uji, zvogëlon trigliceridet (një lloj yndyrash), peshën dhe nivelin e sheqerit, shkruan “Daily Mail”.

Kërkuesit shkencorë kanë analizuar se si sillet organizmi gjatë urisë dhe kanë zbuluar se niveli i kolesterolit (qoftë të atij të mirë, po ashtu edhe të kolesterolit të dëmshëm), në fakt rritet gjatë agjërimit 24 orësh.

Por, kjo nga ana e vet zvogëlon rrezikun nga diabeti, meqë kjo dmth se organizmit i duhet që të bëjë një luftë më të vogël për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Agjërimi shkakton uri apo stres. Si reagim ndaj kësaj, organizmi çliron më shumë kolesterol, duke lejuar organizmin që ta përdorë atë si burim kryesor të energjisë, në vend të glukozës.

Me këtë vjen deri te zvogëlimi i numrit të qelizave dhjamore në organizëm, gjë që nga ana e vet ulë rrezikun nga paraqitja e diabetit – thotë udhëheqësi i studimit, Benjamin Horne.

Studimi megjithatë ka analizuar vetëm efektin afatshkurtër të agjërimit. Mjekët thonë se duhet të bëhen studime të tjera, për të parë efektet e përgjithshme të tij.

 

Komento