A/H1N1, zbulohen rruget e sulmit te mushkerive

A/H1N1, zbulohen rruget e sulmit te mushkerive

A/H1N1, zbulohen rruget e sulmit te mushkeriveKur kane kaluar shume muaj qe kur bota u perball per here te pare me virusin A/H1N1, shkencetaret arrijne ne nje zbulim konkret per shkaqet qe cojne ne vdekjen e njerezve.

Disa mjeke braziliane kane studiuar trupat e 21 viktimave te virusit per te saktesuar shkaqet e vdekjes. Pjesa me e madhe e viktimave te muajit gusht 2009 jane te grupmoshes 30-59 vjec dhe 3 nga 4 prej tyre vuanin nga semundje kardiopatike apo tumore.

Te gjithe ata qe nuk kane vuajtur nga semundje me pare dhe kane vdekur nga A/H1N1, kane shfaqur nje forme akute progresive qe i ka cuar drejt humbjes se jetes.

Zakonisht pacientet shfaqen me temperature te larte, veshtiresi ne frymemarrje por jo gjithmone dhimbje muskujsh. Ne autopsite e bera nga Universiteti i San Paolos eshte studiuar mushkeria ku virusi sulmon ne tre menyra. Tek pacientet e semure me pare, virusi shkakton hemorragji, ndersa tek ata qe kane qene ne gjendje te shendoshe, shkakton bronkit.

“Ne 38 % te rasteve kemi vene re nje breunkopnemoni baktereologjike dhe kjo eshte e rendesishme te dihet pasi mund te gjenden antibiotiket e duhur”, shprehet nje prej studiuesve./tch/

Komento