Home » Modë & Estetikë » Aknet 9 zgjidhje për një lëkurë të pastër

Aknet 9 zgjidhje për një lëkurë të pastër

fytyraKur jeni të rinj, mezi prisni sa të largohen. Kur jeni të rritur, habiteni që u kthyen përsëri. Për fat të mirë, trajtimi i akneve në dhjetëvjeçarët e fundit është përmirësuar dhe prandaj është më i thjeshtë kurimi i tyre.
Faktor vendimtar është gjeni. Me fjalë të tjera, mund të trashëgohen karakteristikat e lëkurës dhe kështu edhe predispozita për akne.Lëkura e fytyrës, kraharorit dhe e shpinës ka mijëra gjëndra yndyre (sebace) të cilat lubrifikojnë duke prodhuar sebo apo yndyrën. Ekzistojnë 1000 gjëndra yndyre për centimetër kub në pjesën qendrore të fytyrës. Yndyra e gjëndrave kalon nëpërmjet kapilarëve të hollë deri në sipërfaqe të lëkurës.
Ndonjëherë, këto bllokohen nga yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura duke prodhuar si pasojë aknet. Kjo dukuri duket më e hasur gjatë adoleshencës për shkak të ndryshimit të nivelit të hormoneve të cilat rrisin gjëndrat e yndyrës dhe i stimulojnë ato duke prodhuar një dozë më të madhe të kësaj substance yndyrore. Në përgjithësi kjo situatë normalizohet rreth të njëzetave. Atëherë, përse aknet zhvillohen tëk të rriturit mbi 20 vjeç? Ka arsye të ndryshme, mes të cilave:

Hormonet. Aknet premenstruale janë të vërteta. Shtatzënia, ndryshimet gjatë ciklit menstrual dhe pilula anti-baby mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të hormoneve dhe si rrjedhojë, shfaqjen e akneve tek gratë. Për disa, kontraceptivët në dozë të vogël të marrë nga goja, mund të ndihmojnë për zvogëlimin e këtij problemi; për të tjera, ato mund t’i shtojnë. Nëse keni akne dhe çrregullime të ciklit menstrual këshillohet të konsultohet mjeku për të kuptuar nëse shkaku është një nivel anormal i hormoneve.

fytyra_1Stresi. Dermatologët kanë të njëjtin mendim përsa i përket faktit që stresi i madh mund të ndryshojë nivelin e hormoneve.

Produktet kozmetike. Produktet për trukun e fytyrës, nëse janë më përmbajtje të lartë vajore, mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë kështu aknet.

Vendi i punës. Nëse punoni si mekanik apo në kuzhinë, fytyra mund të jetë e sulmuar nga vajrat, disa prej të cilëve mund të provokojnë akne. I njëjti efekt mund të arrihet duke qenë në kontakt me produkte kimike.

Medikamente të caktuara. Disa medikamente, si Dilantin (i cili përdoret në kurimin e epilepsisë), mund të provokojë akne.

Faktorët të cilët shkaktojnë akne janë të ndryshëm, por ekzistojnë disa masa efikase të cilat mund të shfrytëzohen për pastrimin e lëkurës.

1. Mos dëmtoni. Me fjalë të tjera, mos i prekni, mos i shtrydhni! Shkatërrimi mbi pore është si një top i vogël. Mund ta pëlcasësh, por nën sipërfaqe yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të depërtojnë në indet rrethuese, duke shkaktuar kështu një inflamacion.

2. Përdorni peroksidin e benzolit. Një numër i madh i produkteve farmaceutike në shitje të lirë përmban këtë përbërës, i cili ndihmon në largimin e grumbullimit të qelizave të vdekura të lëkurës, të yndyrës në pore dhe për të pakësuar edhe numrin e baktereve. Filloni me dozën minimale dhe pak nga pak e shtoni, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme, sepse sa më i lartë të jetë përqëndrimi i saj aq më lehtë mund të shkaktohen irritime. Përdoreni një apo dy herë në ditë. Vepron pas afro dy javësh. Lëkura reagon fillimisht me skuqje dhe rënie të qelizave të vdekura, rrallë ndodhin reaksione alergjike. Nëse lëkura thahet shumë, sygjerohet të aplikohet një krem hidratant.

3. Përdorni medikamente edhe për parandalim. Mos përdorni produkte vetëm në vendin problematik me akne. Vendoseni në të gjithë zonën e cila mund të jetë objekt aknesh. Kjo përfshin të gjithë fytyrën, shpinën dhe kraharorin (shmangni zonën e buzëve dhe të syve).

4. Përdorni delikatesë për pastrimin e fytyrës. Shpesh njerëzit me lëkurë të yndyrshme ngulmojnë në larje të shpeshta të fytyrës dhe mendojnë se kështu mund të heqin aknet. Por nuk e arrijnë. Mund ta lash fytyrën dhjetë herë në ditë dhe përsëri të kesh akne. Nuk ka të bëjë me pastërtinë. Larja është vetëm largimi i yndyrës në sipërfaqe të lëkurës, jo nga kanalizimet e bllokuara. Një i rritur mbi 18 vjeç mund të ketë lëkurë të thatë dhe akne njëkohësisht. Në të vërtetë nëse ka një pastrim agresiv, përfundon në tharje apo irritim të pjesëve më të ndjeshme të fytyrës.

5. Kujdes nga produktet vajore. Kjo vlen për produktet vajore për flokët, produktet vajore për lëkurën dhe veçanërisht për pastrimin e fytyrës.

6. Përdorni produkte kozmetike me bazë uji. Nëse produkti është i ndarë në dy shtresa, ujë dhe produkt bazë, është me bazë uji. Nëse nuk është i tillë përmban vaj. Produktet kozmetike për sytë dhe buzët janë të sigurt sepse në përgjithësi nuk ka akne në këto zona.

7. Mos mbështetni mjekrën në dorë. Provoni të mos e prekni vazhdimisht fytyrën. Personat të cilët për arsye pune qëndrojnë shumë kohë në telefon janë subjekt i akneve në zonën e mjekrës. Gjithashtu, është shkak traume për aknet, njësoj sikur i shtrydh.

8. Mbrohuni nga dielli. Dikur besohej se ekspozimi në diell ndihmonte në eliminimin e akneve. Përkundrazi, tepër diell mund të provokojë kancerin e lëkurës dhe mplakjen e parakohshme, duke vënë në rrezik avantazhet e saj. Mbrohuni me një krem dielli me faktor mbrojtës minimumi 15.

9. Mos u shqetësoni për dietën. Nuk ka prova që çokollata, të fërguarat dhe produkte të tjera të shkaktojnë akne tek të rinjtë. Nuk ka rëndësi ajo që konsumohet. Nuk mund t’i jepet faji çokollatës, arrave apo produkteve të tjera të cilat përmbajnë yndyrna kur shfaqen puçrra në fytyrë. Nëse, përkundrazi, vërehet një lidhje paralele midis një ushqimi të caktuar dhe shpërthimit të puçrrave në fytyrë, shumë dermatologë janë të një mendimi kur këshillojnë të shmangen këto ushqime.

Çfarë mund të bëjë mjeku kundër akneve? Një akne e vazhdueshme mund të ndikojnë negativisht në karakterin e njeriut. Mund të ketë pasoja në jetën sociale, psikologjike dhe seksuale të individit që mund të jenë edhe serioze. Këshillohet që të kurohet që në shfaqjen e puçrrave të para në moshë të re, veçanërisht nëse edhe prindërit kanë vuajtur nga akneja akute.

Kur është momenti për të konsultuar me një dermatolog për aknet?

Shumë përgjigjen “kur ato ju shqetësojnë”. Varet nga si e shikon çdo individ seriozitetin e gjendjes.

- Nëse është përdorur një produkt me peroksid benzoli për gjashtë apo tetë javë dhe nuk zgjidhur ende problemi.

- Nëse ka puçrra të qelbëzuara më të mëdha sesa koka e fijes së shkrepses.

- Nëse ka noduj në përmasën e mollëzës së gishtit të vogël

- Nëse ka njolla të mbetura pas akneve.

- Është shumë e rëndësishme vizita tek dermatologu përpara se të formohen cicatricet.

Në ditët tona ka një shumëllojshmëri ilaçesh për trajtimin e akneve të cilat përfshijnë antibiotikët dhe një sërë medikamentesh të quajtur retinoidi.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags: ,
  • Arta

    shume po me pelqejne artikujt e vendosur ne kete faqe, e kam provu qete metode per trajtim te akneve edhe shume me ka ndihmu provojeni edhe ju. edhe keshillat tjera jane shume te mira…

  • lola

    vertete keshilla te mira dhe cka eshte ky retinoid a pyhet a lyhet

  • admin

    Retinoids janë një klasë e komponimeve kimike që janë të lidhura kimikisht me vitaminë A. Retinoids janë përdorur në mjekësi, kryesisht për shkak të mënyrë që rregullojnë rritjen e qelizave epiteliale.

  • Shkruaj emrin…mimoza

    kam akne ne fetyr shum kam perdor shum krema per pastrim po nuk me kan ndihmue aspak valla ju lutem nese keni mundesi me tregoni qfar te perdori

  • Lora

    Juu kisha lut mem treguu qka me perdor dhe si me mbajt fytyren e paster nga aknett dhe a eshte e dobishme pastrimi i fytyres me kamomil ..

  • besi

    ju lutm nes bon me me tregu se edhe une kom shum akne me qelb ne fetyr dhe i kom lar fetyren me qfardo kremi te kozmetikes dhe nuk me ka ber mir aspak nese bon me tregu se qfar mund te perdori per me mu terqiq keto akne me qelb

  • xona

    jam 13 vjecare qe 2 vite mu shfaqen aknet ne ball dhe ne mjekerr kam perdorur lloj lloj creme prej kozmetikes azgje nuk me ndihmoi ju lutem me keshilloni per dicka

  • blondina

    mirdita jam ne vajz 24 vjeqare dhe ne fetyr po me dalin dit e me shum ca pika ngjyr kafe a mund ta di qa duhet me perdor qe te me hiqen tung

  • edaeda

    pershendetje.jam nje vajz 20vjec..kam shum problem me agnet.me kan filluar te me dalin qe ne moshen 13 vecare e deri tani.i kam akne te qelbezuara.kam fytyr te ndeshme dhe te yndyrshme.kam dhe hume njolla te kuqe..kam perdorur shum mjekime,jam keshilluar dhe me mjekun dermakolog.por nuk kam pasur as1 lloj permirsimi.ju lutem me ndimoni me ndonje rekormandim te ndonje dermatologu profesionalist per kte gje

  • miklea

    po madje shum , un pothuajse cdoo dit e bej fytyren me kamomil kam pasur shum pucra po tani jan thar dhe nuk kan ngelur shum , i shtrrydhja pucrat dhe fytyra me behej skandal por pastaj vendosa te perdorja kamomil cdo dit , dhe ka rezultat shum te mir ta them nga eksperienca , kamomili i than pucrrat dhe ato me pas zhduken dhe shenjat , hidraton fytyren , dhe e ben ate te shkelqej :) mua me esht qetesuar fytyra per 1 jav dhe mos i ngacmo pucrat :)

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress