Aknet, shenjë e mungesës së vitaminës A

Aknet, shenjë e mungesës së vitaminës A

Dimri është stinë në të cilin organizmi është shumë i njëshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj të cilat duhet të përshtatet trupi.

Gjatë kësaj periudhe njerëzit shpenzojnë shumë energji, për shkak të të cilit dobësohet edhe sistemi i imunitetit, andaj detyrë parësore për shëndetin është mbrojtja e organizmit me mjete natyrale dhe me mënyrën e shëndoshë të jetës.

Çështja e cila shtrohet në situata të tilla është njohja e asaj se cilat vitamina na mungojnë.

Ushqimi i parregullt dhe ekspozimi ndaj përpjekjeve psikofizike sjell deri te mungesa e vitaminave të caktuara, gjë e cila mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Derisa mungesa e vitaminës C dihet nëse personi ka infeksione të shpeshta, ose gjakderdhje në dhëmbë, mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme me lëkurë, duke çuar deri te paraqitja e akneve, një problem ky i theksuar për një pjesë të njerëzve.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të përcillet me rregull statusi i vitaminave, përkatësisht sasinë e vitaminave në organizëm. Nëse supozohet të mungojë ndonjëra prej atyre atëherë duhet konsumuar më shumë pemë dhe perime ose të merren preparate të vitaminave për të kompensuar mungesën.

Komento