Aksesoret per floke, keshilla per te qene glamour

Aksesore per floke

Aksesore per flokeKarfica, rrath per floket, fjongo dhe shirita, jane te shumta mundesite dhe modelet ku ju mund te guxoni per te krijuar look-un tuaj. Se fundi, ato me ne mode jane padyshim rrathet.

Aksesoret per floke: rrathet – Rrethi eshte shume i pelqyer nga te gjithe fashion victims. mund te gjeni shume te bukura ne dyqane por edhe ne qendra tregtare si dhe ne dyqane low cost. Gjate dites ju keshillojme te synoni tek modelet e thjeshta, materiale te tilla si lekure, plastike apo prej cope, me ngjyra ose monocolor per nje look me te vertet ne mode. Ndersa per ne mbremje mund te synoni per pupla, kristale, dhe temina. Nese vendosni per nje fustan minimal mund te terhiqni vemendjen tek nje aksesor ne koke.

Aksesoret per floke: karficat – Me karficat duhet te beni kujdes, pas te 20-ve duhet te evitoni ato me ngjyra. Synoni per modele minimal, mbase me perla te vogla apo me gura por vetem gjate mbremjes. Perdironi per te nxjerre ne pah floket e kapur, ne kete rast edhe nje model klasik i mbledhur bisht do te duket glamour.

Aksesoret per: fashot – tendenca e re mes aksesoreve per floke jane dhe fashot. Nuk jane te lehta per tu mbajtur por ngjajne me te vertet shik. Gjate dites me jeans, kemishe mashkullore dhe me nje xhaket, ndersa ne mbremje mund ta kombinoni me nje fustan te gjate mendafshi. Ne kete menyre do te jeni ne qender te vemendjes.

Komento