Akulli apo nxehtësia, cila mënyrë i trajton më mirë dhimbjet?

akull

akullËshtë e dhimbshme t’i rikthehesh ativiteteve ditore kur kemi një dhimbje qafe apo koke, një muskul të ndrydhur apo një ligament të tërhequr.

Në kushtet e shtëpisë gjëja e parë qëna shkon në mendje është të marrim një qese me akull apo një maksë të ngrohtë dhe ta vendosim në pjesën ku kemi dhimbje.

Akulli dhe nxehtësia janë mënyra të thjeshta dhe natyrale që ndihmojnë për të lehtësuar një dhimbje, por kanë përdorime të ndryshme. Zbuloni se cilat janë rastet kur rekomandohet përdorimi i tyre:

Dëmtimet e sportit:Në momentin e parë akulli duket shumë i ftohtë dhe bezdisës, ndërkohë që nxehtësia mund të duket më e përshtatshme. Por kujdes, për dhimbjet akute, inflamacionet dhe enjtjet gjithmon duhet të përdoret akulli.

Nxehtësia favorizon inflamacionin dhe mund të jetë e dhimbshme më pas. Gjithashtu teraupistët sportivë rekomandojnë nxehtësia/ ngrohtësia e lagësht për muskujt e dëmtuar përpara aktiviteteve muskulore ose stretching dhe më pas akulli mund të minimizoj dhimbjen.

Dhimbja e kokës: Maskat e ftohta në pjesën e ballit dhe syve mund të ndihmojnë për të izoluar simptomat e migrenës, dhe ndaj shumë njerëz e preferojnë më shumë. Por nga ana tjetër nxehtësia mund të parandaloj/reduktoj spazmat e qafës nëse ato janë shkaktarë të dhimbjes së kokës. Ndaj në varësi të dhimbjes, dhe shkakut të saj zgjidhni alternativën më të përshtatshme.

Artriti:Nxehtësia fiton në rastet e artitit apo dëmtimeve që zgjasin për më tepër se 6 javë. Pacientët që vuajnë nga osteoartriti kronik zgjedhin nxehtësinë për lehtësimin e simptomave. Ndërkohë për artitin akut, të menjëhershëm preferohet akulli për izolimin e simptomave./albeu.com/

Komento