Alarmi: “Patatet e ngrira te skuqura shkaktojne kancer”

Patatet e ngrira

Patatet e ngrira të skuqura janë të rrezikshme për organizmin. Shkencëtarët kanë zbuluar se ky ushqim i ngrirë dhe i skuqur mund të shkaktojë kancer, pasi ai përmban nivele të larta të substancave kimike kancerogjene.

Substanca e rrezikshme është akrilamide dhe mbetet tek patatja pas skuqjes. Bëhet fjalë për një komponent natyror që gjendet në shumë lloje të ushqimeve të pasura me karbohidrate, përfshirë patatet. Pra, edhe pse ato skuqen rrezikshmëria mbetet.

Kimist Donald Mottram, autor i hulumtimit, ka thënë: “Procesi përfshin përzgjedhjen e patateve, prerjen, shtimin e sheqerit, tharjen, ngrirjen. E gjithë kjo, e kombinuar me gatimin përfundimtar jep ngjyrën dhe shijen që konsumatorët presin nga patatet e skuqura. Formimi i akrilamidës te patatet e skuqura është i pashmangshëm”.

Studimi është publikuar në gazetat prestigjose “Daily Mail” dhe “Telegraph”.

Komento