Home » Këshilla të ndryshme » Alergjit e Pranverës

Alergjit e Pranverës

Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat, ndotja e ajrit, bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë po ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive, numri i të prekurve prej të cilave është rritur vitet e fundit.

Problemet më të mëdha nga alergjitë shafqen në orët e para të mëngjesit, kur poleni i luleve ka përqindje më të madhe në ajër.

Por, mjekët thonë se edhe orët e mbrëmjes janë të rrezikshme për alergjikët, ndërsa ditët më të këqija janë ato me erë, kur poleni shpërndahet më shpejt.

Shkaktarët kryesorë të alergjisë, sëmundje sezonale që nuk duhet neglizhuar, janë poleni i luleve të ndryshme në lulëzim, por edhe bari i zakonshëm, që është varianti më i egër i alergjisë, pasi poleni i tij është shumë i lehtë dhe përhapet mjaft lehtësisht në ajër.

Shenjat më të zakonshme janë hundë që rrjedhin, apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, të tështira, tharje gjuhe dhe fyti, acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, tharje dhe acarim të lëkurës, etj.

Alergjia është veprimi që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm, ndërsa shkaktar i saj është alergjeni, që jep simptoma të ndryshme, në njerëz të ndryshëm.

Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike, që nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin dhe nga pakujdesia dhe moskurimi, kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj. Problematik, sipas mjekëve, mbetet neglizhenca e alergjinë nga poleni. Për këtë këshillohet që, me shenjat e para, të kryhet testi i alergjisë për të zbuluar se nga vijnë irritimet dhe më pas, kurimi.

Por, alergjitë shkaktohen edhe nga substanca të tjera si, pluhuri, fruta të ndryshme, përfshi kikirikët, arrat, peshku, vezët e bulmeti etj. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore, ndërsa mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress