Alergjitë janë mekanizma të dobishëm mbrojtës

Alergjitë janë mekanizma të dobishëm mbrojtës

Alergjitë janë linja e fundit e mbrojtjes së organizmit dhe tregues i sistemit të fortë të imunitetit, ndërsa njerëzit që nuk kanë alergji nuk kanë mekanizma aq efikas të detoksikimit të trupit.

Alergjitë janë mbrojtje e llojit të vet e trupit nga toksinat e mjedisit, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti Yale. Ata konsiderojnë që imuniteti i tipit 2, i cili reagon në rreziqet si toksinat, kimikatet edhe parazitët duke liruar qelizat T, në fakt është i dobishëm për organizmin, bën të ditur “Global Post”.

“Edhe pse reaksionet alergjike përjetohen si shqetësim, ne i përjetojmë si sëmundje”, tha autori i studimit dhe profesori i imunobiologjisë, Ruslan Medzhitov.

Ai konsideron që alergjitë janë vija e fundit e mbrojtjes së organizmit dhe tregues të sistemit të fortë të imunitetit, i cili është zhvilluar me evolucion dhe mënyra me të cilën trupi ynë detoksifikohet.

Medzhitov dhe ekipi i tij kanë vërtetuar që reaksionet e moderuara alergjike nuk janë të rrezikshme për njerëzit, por i ashtuquajturi “dështim i sistemit” mund të shkaktojë reaksione ekstreme alergjike dhe hiperndjeshmëri, por kjo është gjë e rrallë.

“Njerëzit që nuk kanë asnjë alergji nuk kanë mekanizma kaq efikas të detoksifikimit, të cilët i mbrojnë nga materiet e dëmshme”, thuhet në raportin e studimit, i cili do të publikohet në revistën shkencore “Nature”.

Komento