Alergjite në myk

Alergjite në myk

Myku shumëzohet lehtë në hapësirat e ngrohta dhe të lagështa dhe për këtë arsye shtëpia nuk guxon të mbingarkohet me lule, banjat duhen rregullisht të ajrosen, ndërsa shtrati të lihet i zbuluar.

Përveç në pranverë, alergjitë shpesh shfaqen edhe në vjeshtë, sepse atëherë lulëzojnë disa bimë me rrënjë si ambrozia, kamomili dhe luledielli.

Atëherë rritet edhe përqindja e lagështisë në ajër, për ç’arsye në sezonin e vjeshtës ka më së shumti alergji në myk. Nëse në shtëpinë tuaj ka mjaft lagështi ose qoshe ky grumbullohet myku përdorni sprej antifungicidal ose ngjyrosni me ngjyrë kundër mykut. Po ashtu rekomandohet të zëvendësohen qilimat e vjetër dhe shumë të dëmtuar dhe të riparoni rubinetet nga të cilat rrjedh uji.

Pa alergjen Lulet e tepërta në banesë mund të shkaktojnë lagështi të madhe çka kurrsesi nuk u përshtatet personave me alergji. Lagështia e ajrit në banesa duhet të jetë deri 50 për qind e më pak, për t’u shmangur grumbullimi i mykut. Pjesët e vdekura të luleve dhe plehrat po ashtu janë terren i ushqimit për mykun, ndërsa personat alergjikë në myk nuk do duhej të punonin në kopsht.

Ku të sulmohet myku Myku shumohet në hapësira të errëta, të ftohta dhe të lagështa siç janë podrumet, ormanët, tavanet, grumbujt e rrobave ose peshqirëve të lagët, dyshekët, jastëkët dhe mbulesat e vjetra. Por terrene të shumimit të tyre janë dhe qilimat e lagësht, tapetat e murit, kornizat e dritareve, shportat e mbeturinave, perdet e vaskës, pllakat në banjë, lulet e dhomës, por edhe lagështuesit e ajrit. Në kopsht Jashtë shtëpisë myku përhapet në gjethet dhe drunjtë e lagësht.

Rregullisht grumbulloni gjethet rreth shtëpisë dhe ruani drutë në hapësirë të izoluar për të shmangur ekspozimin ndaj mykut. Në dhomë të gjumit Edhe pse shtëpia e bukur është e rregulluar, mbulesat është më së miri të lihen të rrudhosura në shtrat se sa tërë ditën t’i mbani të mbuluara me mbulesë apo jorgan, sepse shkencëtarët kanë vërtetuar që ajrosja e shtratit redukton pluhurin dhe grimat në dhomën e gjumit.

Trajtimi i simptomave Në shenjën e parë të shfaqjes së alergjisë, shëroni simptomat me medikamentet adekuate, pompë, sprej ose pikat për hundë dhe pikat për sy. Shmangni shkaktarët tjerë të alergjisë si produktet aromatike për pastrim, freskuesit për klimë, temjanin, potpurinë dhe drurët për zjarr.

Komento