Aloe vera: Të gjitha vetitë e dobishme

Aloe vera Te gjitha vetite e dobishme

Lëngu i aloe-s është një ilaç natyral shumë i rëndësishëm që del nga bima e aloe vera-s.
Janë të shumtë njerëzit që pohojnë të mirat e saj të shumta përsa i përket sëmundjeve: të tilla si kapslleku, djegjet në stomak, kolesteroli i lartë, diabeti dhe infeksioni i kyçëve.
Nga ana tjetër duket se ajo ka edhe efektin e lehtësimit të dhimbjeve të brëndshme.
Por nëse aloe merret rregullisht duket se është e dobishme edhe për stimulimin e sistemit imunitar, gjë e nevojshme në këtë periudhe të vitit dominuar nga gripi sezonal si ftohjet dhe kollitja.

Nëse merret në periudhë afatgjate rrit edhe fuqinë muskulore dhe përmirësimin e gjëndjes shëndetësore, si dhe bukurinë e lëkurës dhe të flokëve.

Siç ndodh shpesh, megjithatë kur flitet për ilaçe natyrore, nuk ekzistojnë akoma studime shkencore që dëshmojnë vlefshmërine e tyre, kështu që me siguri lëngu i aloes nuk mund dhe nuk duhet të zëvëndësojë trajtimin mjeksor (si për shembull ai i diabetit, apo kolesteroli i lartë), por me siguri mund të jetë e dobishme si mbështetje plotësuese, ose si formë e parandalimit në një regjimi të stilit të jetës së shëndetshme.

Kërkimet shkencore të bera deri më tani janë vetëm paraprake, akoma nuk janë mbështetur nga testimet klinike tek njeriu. Disa teste laboratorike mbi qelizat humane, kanë identifkuar në lëngun e aloe vera-s, një substance e aftë për të rritur aktivitetin e NF-kappa B (një kompleks i proteinave që ka treguar se ka një rol kyç në proçeset imunologjike). E njohur si aloeride, kjo substance është klasifikuar si një polisakaride (një lloj karbohidrati).
Së fundi, për të dalluar lëngun e aloes nga xheli aloe vera (zakonisht përdoret për aplikime aktuale si, në rastin e djegjes nga dielli).
Ku mund t’a gjeni? Me siguri në farmaci, por edhe në dyqanet dhe supermarketët ushqimore.

 

One Comment

  1. Nuk po e kuptoj se si trajtohet ftyra me aloe vera? une ne shtepi e mbaj si lule, po sdi si ta perdore ate gel qe e permban ne mbrendsi te fletes?

Komento