Alzheimer-i fillon në shtatzëni! Ushqimet që duhet të konsumoni patjetër

Alzheimer-i fillon në shtatzëni! Ushqimet që duhet të konsumoni patjetër

Alzheimer-i fillon në shtatzëni! Ushqimet që duhet të konsumoni patjetërMungesa e kësaj vitamine mund të sjellë Alzheimer-in tek fëmija në të ardhmen.

Konsumimi i paktë i frutave dhe perimeve gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë Alzheimer-in tek fëmija. Ky është përfundimi i një studimi të ri nga Universiteti i Columbia-s në Britani.

Sipas shkencëtarëve, mungesa e vitaminës A që gjendet në këto ushqime, është një prej shkaktarëve kyç të kësaj sëmundjeje.

Moskonsumimi i frutave dhe perimeve sjell rritjen e nivelit të beta amiloide në tru, proteina që lidhet me çrregullimet mendore, duke çuar në humbje të kujtesës dhe hutim.

Studiuesit theksojnë se fazat e para të zhvillimit në barkun e nënës dhe fëmijërisë janë vendimtare. Gjatë tyre, truri “programohet” për gjithë jetën.

Kjo vitaminë zbërthehet në yndyra dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, eshtrave, indeve të buta dhe lëkurës. Po ashtu, është kyçe për luftën kundër infeksioneve bakteriale dhe virusale, parandalimin e verbërimit të natës dhe thonjtë dhe eshtrat e shëndetshme.

Ushqimet që e përmbajnë me shumicë vitaminën A janë patatja, domatja, spinaqi, lakra, karota, portokalli i kuq, mango, pjepri, kungulli dhe kajsia.

Mirëpo, edhe pasi të lindni fëmijën tuaj, ju në asnjë mënyrë nuk duhet të lini anash vitaminat, sidomos nëse e ushqeni fëmijën tuaj me gji, pasi përmes kësaj ju e furnizoni fëmijën tuaj me të gjitha materiet e duhura ushqyese.