Ambienti më i mirë për fëmijën

dhoma e femijeve

dhoma e femijeveVetëdija për rëndësinë e hapësirës jetësore, emocionet e ngrohta dhe qëllimet më të mira – për shumicën e prindërve janë në rend të parë të të menduarit për mobilimin e dhomës së fëmijës, ndërsa diapazoni i gjerë i mundësive është sfidë!

Bëjeni një parajsë të vogël për të sapolindurin tuaj. Si çdo dhomë tjetër në banesën apo shtëpinë tuaj, edhe dhoma e fëmijëve duhet t’i plotësojë kriteret funksionale dhe estetike të atij që jeton aty. Ajo që arrihet më vonë është “vulë personale” në atë hapësirë, ndërkaq derisa fëmija ënjtë krejtësisht i vogël, me rastin e rregullimit fillohet nga nevojat objektive të fëmijës dhe të afinitetit të prindërve.

Lindja e një fëmije është diçka e veçantë për çdo prind. Dhe dhomat e përgatitura për bebet, të cilat akoma nuk kanë lindur janë shumë të veçanta. Nga njëra anë krevati apo djepi dhe në anën tjetër zbukurimet e tjera. Arushat e rreshtuar pranë dritares.

Nëse fëmija është vajzë shohim mure të zbukuruara me ngjyrën rozë e nëse është djalë me ngjyrë bojëqielli apo blu. E gjithë kjo atmosfere e hareshme në të vërtetë është shprehëse e nostalgjisë së prindërve, të cilët presin me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tyre. Lind pyetja sa të përshtatshme janë për shëndetin shpirtëror të fëmijëve këto dhoma të mbingarkuara me zbukurime? A mund ta kuptojë një fëmijë i porsalindur gjithë këtë zbukurim shumë ngjyrësh? Dhe nëse do të mund të fliste a do të ndihej i lumtur në një dhomë të tillë? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet të njohim nga afër botën e fëmijës dhe të ndjejmë mirë nevojat e fëmijës që në vogëli.
A është e nevojshme dhoma e fëmijës?
Në vitet e para të jetës së një fëmijë nuk ka nevojë për një dhomë. Këto dhoma mund të kënaqin nënën dhe babanë por për fëmijën përbëjnë një zonë të vetmuar.

A duhet krevati?
Fëmija duhet të kalojë vitin e parë pranë nënës. Në këtë mënyrë fëmija zhvillon ndjenjën e besimit. Zgjimi pranë nënës në rastet kur mund të trembet i dhuron fëmijës besim dhe ngrohtësi. Krahas kësaj fëmija i cili fle me nënën ngrohet natyralisht nga nxehtësia e trupit të saj dhe nuk ka nevojë për nxehtësinë artificiale të krijuar me batanijet apo mbulesat në krevatin e tij. Krevati i fëmijës nuk duhet të jetë me kangjella apo i një strukture e cila pengon lirinë e tij dhe arritjen tek nëna.

Cilat janë ngjyrat e dhomës së fëmijës?
Në lyerjen e dhomave të fëmijëve nuk duhet të zgjidhen ngjyra e kaltër apo rozë. Sepse këto ngjyra përbëjnë faktorë shqetësues në psikologjinë e njeriut. Ngjyra e preferuar duhet të jetë e verdha. E verdha është një ngjyrë qetësuese, relaksuese.
A duhet të zbukurohet dhoma e fëmijës?
Gjatë zbukurimit të dhomës së fëmijës nuk duhet të përdoren shumë orendi, nuk duhet harruar se sa më e thjeshtë të jetë dhoma aq më e lartë do të jetë fuqia konceptuese e fëmijës. Fotografitë, zbukurimet, ngjitëset në mur ndikojnë në fillimin e procesit te shpërqendrimit tek fëmija dhe në shumicën e rasteve janë të pakuptueshme nga ana e fëmijëve. Megjithëse arushat e rreshtuar në pragun e dritares mund të duken shumë bukur, shikimet e ngrira të arushave mund të kthehen në ankth dhe fëmija të frikësohet natën. Një dhomë e thjeshtë është shumë më e shëndetshme për zhvillimin emocional të fëmijës.

Si duhet të jetë ndriçimi i dhomës së fëmijës?
Prindi duhet të përpiqet të pengojë reflektimin direkt të dritës në syrin e fëmijës dhe të mundësojë një dritë të errët. Për këtë mund të përdoren ampula me fuqi të ulët. Nëse është e mundur drita nuk duhet të pasqyrohet nga lart poshtë por nga poshtë lart dhe të preferohet një ndriçim i fshehtë në tavan.

Sa më larg nga kompjuteri
Nëse në dhomën e prindërve, në të cilën ndodhet edhe bebja, është i vendosur kompjuteri, atëherë ajo pjesë e punës zhvendoset në një pjesë tjetër të banesës/shtëpisë. Ndërkaq, nëse kjo zhvendosje nuk është e mundshme, bebja vendoset në kënd diagonal. Më së mirë është që në atë dhomë të mos ketë as televizor.

Komento