Anashkalimi i mengjesit e shton oreksin

Anashkalimi i mengjesit e shton oreksin

Skanimi i trurit ka treguar se ushqimi i pasur me proteina e zvogëlon aktivitetin e trurit që ndërlidhet me konsumimin e ushqimit.

Hulumtuesja Hider Leidi, së bashku me kolegët e tyre ka vëzhguar incizimet e trurit dhe ka vërejtur se kafjalli i shëndetshëm i zvogëlon sinjalet e trurit që aktivizojnë dëshirën për ushqim, sidomos nëse konsumoni herët në mëngjes.

Leidi thotë se, sidomos adoleshentët shumë shpesh anashkalojnë kafjallin dhe mu për këtë arsye ishin zgjedhur adoleshentë për hulumtim.

Në studim kishin marrë pjesë 10 prej tyre, të ndarë në tri grupe: njëri grup nuk kishte konsumuar kafjallin, i dyti kishte konsumuar drithëra me qumësht, ndërsa i treti kishte një shujtë të pasur me proteina, ku përfshiheshin petulla dhe ëmbëlsira.

Adoleshentët që kishin konsumuar kafjallin kishin deklaruar se ndjejnë kënaqësi më të madhe dhe më pak uri në krahasim me ata që e kishin anashkaluar këtë shujtë.

“Ky hulumtim është edhe një fakt se kafjalli paraqet një strategji të çmuar për kontrollin e oreksit dhe konsumimit të rregullt të ushqimit”, tha Leidi shtuar se shujta e mëngjesit parandalon mbipeshën tek personat e rinj.

Komento