Andropauza, periudha kur burri hyn ne krize

Andropauza, periudha kur burri hyn ne krize

Në moshën 40-vjeçare niveli i testosteronit ulet dhe “menopauza mashkullore” bëhet një rrezik konkret. Lodhje, depresion, ulje e dëshirës seksuale.

Për meshkujt kjo çështje mbetet ende tabu. Si mund ta përballojnë meshkujt këtë periudhë të vështirë? Ja disa këshilla të një mjeku specialist

Për të trajtuar këtë çështje shumë delikate për meshkujt, një pacient, i cili vuan nga andropauza, i është drejtuar një mjeku në Universitetin e Peruxhas, specialist në andrologji dhe urologji. Doktori, përveçse do të na tregojë rreth profesionit të tij, do të flasë më gjerë edhe për meshkujt që e kanë të vështirë të pranojnë problemet seksuale. Ai do të shpjegojë gjithashtu fenomenin dhe do të japë më shumë informacione për të kapërcyer barrierat psikologjike.

Lidhur me këtë çështje profesor, pse femrat shkojnë vazhdimisht te gjinekologu, ndërsa meshkujt nuk vizitohen rregullisht tek andrologu?

Është çështje tabuje. Le të bëjmë një hap prapa, 150 vite më parë, kur nuk kishte specialist gjinekologjie, ishte mjeku ambulant që i bënte të gjitha. Para 150 vjetësh lindi gjinekologjia, ndërkohë që 30 vjet më parë lindi andropauza. Në të ardhmen nuk do të ketë çështje të tipit tabu. Tani në të gjitha qytetet e mëdha mund të gjesh të paktën një androlog.

Në ç’moshë shfaqet andropauza?

Është diçka që varion, femra mund të preket prej menopauzës nga mosha 48 deri në 53 vjeçe. Te mashkulli ky fenomen mund të shfaqet shumë para kohe. Nëse një mashkull ka pësuar një traumë dhe i janë dëmtuar testikujt në një aksident automobilistik, në qoftë se nuk i nënshtrohet një terapie hormonale zëvendësuese, andropauza bëhet vërtet shqetësuese. Sa më i madh të jetë deficiti i hormoneve, aq më të mëdha janë komplikacionet dhe jo vetëm në nivelin e libideve që duhen kontrolluar (testosteroni dhe testosteroni i lirë janë përgjegjës të libidit të lirë).

Për ta sqaruar më mirë, andropauza nuk prek të gjithë meshkujt?

Ka meshkuj që kanë mbudhur të 80-at dhe kryejnë një aktivitet të rregullt seksual, janë të shëndetshëm, kanë bërë një jetesë të mirë dhe nuk është e thënë që të preken nga andropauza. Menopauza te femrat është diçka e sigurt, ndërsa te mashkulli nuk është e thënë që të jetë. Është rast i veçantë që lidhet me një sëmundje ose një traumë. Meshkuj si Charlie Chaplin kanë pasur fëmijë në moshë goxha të madhe. Natyrisht që nuk është diçka matematike që një burrë, i cili i ka mbushur të 60-at të ketë