Antibiotikët shkatërrojnë nuhatjen

Antibiotiket

AntibiotiketNuhatja është një nga shqisat kryesore dhe nëse dëmtohet ajo mund të krijojë probleme në shëndet.

Nuhatja është një nga shqisat kryesore dhe nëse dëmtohet ajo mund të krijojë probleme në shëndet. Receptorët që gjenden në hundë dërgojnë sinjale tek receptorët nervorë të trurit dhe lidhen me emocionet dhe kujtesën prandaj aroma të caktuara na sjellin emocione ose situata të përjetuara më parë.

Një studim i ri ka hedhur tezën se ilaçet dhe antibiotikët e ndryshëm i dëmtojnë receptorët e nuhatjes. Kryesisht dëmet më të mëdha mund të vijnë nga antidepresantët, antibiotikët dhe ilaçet e zemrës.

Ka disa mënyra sesi ilaçet mund të dëmtojnë nuhatjen, duke bllokuar rrugën e nervave. Efektet anësore të antibiotikëve janë të njëjta si tek femrat edhe tek meshkujt.

“Aftësia jonë për të nuhatur është e bazuar në një proces kompleks, që kalon në rrugë të ndryshme, shkruan tv klan. Nëse ndonjë pjesë e zinxhirit thyet ose dëmtohet, atëherë aroma nuk arrin të dëpërtojë në trurin e njeriut dhe të gjitha aromat do duken njësoj,” – shpjegon kirurgu Michael Papesch.

Komento