Aplikacionet më të mira për bisedë

Aplikacionet më të mira për bisedë

Përveç shërbimeve standarde, të cilat më së shpeshti vijnë së bashku me telefon, ekziston edhe numri i madh i aplikacioneve të cilat ofrojnë mundësinë e shpejtë të komunikimit me miqtë për pak para.

Pra, përdoruesit e telefonave “të mençur” kryesisht dëshirojnë të shfrytëzojnë tërë potencialin që ua ofron pajisja e tyre.

Njëra nga përparësitë është edhe ajo që nëpërmjet tij mund të lidhen me miqtë pa ndërprerje, përkatësisht që të jenë në dispozicion sikur kur është rasti kur të gjenden para kompjuterit.

Ekziston numri i madh i programeve të cilat shfrytëzohen, ndërsa shumica janë pa pagesë dhe mbështeten vetëm në lidhjen në internet. Në vazhdim do t’ua prezantojmë disa nga më efikaset.

Nimbuzz

Ky aplikacion “mbledh” të gjithë miqtë e një përdoruesi, nga të gjitha “chat-et” dhe rrjetet shoqërore. Kështu në një vend mund të inkorporohen të gjithë njerëzit nga “Facebook”, “GTalk”, “Yahoo”, “MSN”. Punon në: “Android”, “iOS”, “Blackberry”, “Symbian”.

Imo

 

Edhe një program i cili integron të gjitha kontaktet në një vend, vetëm se këtij mund t’i shtohen edhe njerëzit nga “Jabber”, “MySpace”, madje dhe nga “ICQ”. Gjëja e mirë është se për shfrytëzimin e këtij aplikacioni nuk ka nevojë që të bëhet regjistrim i veçantë për qasjen në këtë shërbim.

Punon në: “Android” dhe “iOS”.

 

WhatsApp

Numri i madh i përdoruesve shfrytëzon këtë program pikërisht për shkëmbimin e këtillë të porosisë. Natyrisht, përveç kësaj mund të dërgohen edhe përmbajtje multimediale.

Punon në: “Android”, “iOS”, “Blackberry”, “Symbian”.

Viber

Për një kohë shumë të shkurtë ky program është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e përdoruesve në tërë botën. Përveç që ofron mundësinë e shkëmbimit të porosive, këtu janë edhe thirrjet të cilat mund të realizohen me këdo në botë për çmimin e lidhjes në internet.

Punon në: “Android” dhe “iOS”.

 

eBuddy

Program shumë i shpejt dhe stabil për shkëmbimin e fotografive dhe multimediave të tjera. Harxhon shumë pak për punë dhe është e lidhur me të gjitha shërbimet që nga “Facebook” e deri te “GTalk”.

Punon në: “Android” dhe “Symbian”.

 

Programet standarde për bisedë

Ekzistojnë aplikacionet origjinale të cilat janë të lidhura kryesisht me shërbimet si “Messenger”, për “Facebook” apo “Skype”, të cilat punojnë bukur mirë. Megjithatë, aplikacionet e përmendura më lart ofrojnë më shumë opsione, janë më stabile dhe mund të lidhen me shumë shërbime në një vend.

Komento