Argëtohuni duke ushtruar

Argëtohuni duke ushtruar

Argëtohuni duke ushtruarA dëshironi t’a shfrytëzoni kohën e ngrohtë dhe të ushtroni në vend të hapur? Ju sjellim aktivitetet që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të dukeni shkëlqyeshëm.

Surfimi 
Përparësitë e surfimit janë të shumta. Ndihmon te forcimi i pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit, përshpejton fleksibilitetin dhe mbajtjen e ekuilibrit, ndërsa notimi konstant për t’u ngjitur në dallgë është ushtrim i shkëlqyeshëm aerob. Ekspertët theksojnë se si surfimi është i shkëlqyeshëm për pamjen fizike, por edhe për shëndetin psikik.

Surfimi kërkon nivel të caktuar të koncentrimit për t’u ngjitur në dallgën e ardhshme, ndërsa kur e bëni këtë, kaploheni nga ndjenja e lumturisë. Jeni të koncentruar pikërisht në atë moment dhe çdo gjë tjetër bëhet e parëndësishme! E keqja e vetme e surfimit është që nuk mund të aplikohet në trevat tona sepse ka shumë pak vende ku mund të ketë dallgë gjigante.

Çiklizmi 
Vozitja me biçikletë vepron në mënyrë të shkëlqyeshme në krijimin e formave të bukura të këmbëve, vitheve, barkut dhe shpinës. Çiklizmi për dallim nga vrapimi, nuk paraqet ngarkim të madh për nyjat, për çka është më i sigurt. Çiklizmi është po ashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin psikik. Me një hulumtim është përcaktuar që personat që vozisin biçikletë çdo ditë rreth 20 minuta dukshëm më rrallë ndjejnë ankthin dhe depresionin.

Noti 
Noti vë në lëvizje çdo pjesë të trupit, përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, fleksibilitetin, forcon trupin dhe rrit qëndrueshmërinë. Për dallim nga ‘ushtrimet në të thatë’, me not do të jeni të detyruar të ushtroni tërë trupin. Kështu, për shembull përdorni muskujt e barkut derisa të dëshironi të stabilizoheni në ujë. Veçanërisht preferohet nëse keni pasur ndonjë dëmtim ose keni lënduar nyjat. Madje edhe kur nuk mund të notoni, vetëm lëvizja në ujë do të ndihmojë shumë.

Gjuajtja e frizbit 
Gjuajt ja e frizbit është e thjeshtë, realizohet lehtë dhe argëtuese. Krejt çka ju duhet është shoqëria, livadhi dhe frizbi.

Vrapimi pas frizbit, gjuajtja dhe kërcimi janë një aktivitet i shkëlqyeshëm aerob. Po ashtu, gjuajtjen e frizbit zakonisht e përcjellin shumë të qeshura, çka është trening i shkëlqyeshëm për muskujt e barkut.

Bjeshkataria 
Përcillni shtegun lokal të malit për t’u argëtuar ose për t’i mundësuar vetes aktivitet të thjeshtë, dhe të këndshëm. Shkoni në male me miqtë. Ajri malor do t’u bëjë mirë gjatë verës, ndërsa rrugët e malit do t’i sjellin dobi shëndetit dhe pamjes.

Hulahopi 
Kjo nuk është argëtuese vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.

Hula Hop është ushtrim aerob i shkëlqyeshëm për dobësim dhe forcimin e zonës së barkut, ijëve, vitheve, kofshëve, belit dhe pjesës së poshtme të shpinës. Mund të bëhet në hapësirë të mbyllur, por edhe jashtë në ajër të freskët

Futbolli 
Futbolli është ushtrim aerob i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular. Zemra juaj do të jetë më e shëndetshme, trupi më i fortë, ndërsa ju të rraskapitur, por edhe të kënaqur.

Burimi: Telegrafi.com

Komento