Argjinari

Argjinari

I njohur në periudhen e grekëve dhe romakëve, argjinari u kultivua edhe në Egjipt. Ai më pas u bë i njohur në Europë – Itali e sidmos në Francë – në periudhën e fundit të Mesjetës dhe me ardhjen e epokës së rilindjes. Organit të cilit i bën mirë argjinari është padyshim mëlçia. Gjithashtu ai pastron tëmthin dhe bën shumë mirë për pastrimin e gjakut. Ndihmon për të eleminuar acidet urikë, si dhe për të ulur kolesterolin në gjak. Ka cilësi aperitive, tretëse dhe antireumatike. Ndihmon në aparatin e zorrëve dhe ndihmon gjithashtu në pastrimin e organizmit nga helmet dhe mbeturinat e dëmshme. Ka edhe funskion laksativ. Efekti i tijë pastrues ndihet edhe në veshka, sidomos për ata që vuajnë nga gurët, dhe çrregullimet në veshka.

Argjinari këshillohet edhe për ata që kanë probleme me artritet dhe reumatizëm në pergjithësi. Nuk këshillohet për nënat që janë me qumësht gjiri, sepse pengon daljen e qumështit. Mjekët këshillojnë që argjinari të konsumohet i gjallë, sepse s’duhet të humbasë asnjë vlerë ushqyese. Zemra e argjinarit është e butë dhe lehtësisht e tretshme. Është shumë i mirë i prerë hollë, dhe i shoqëruar me vaj ulliri, limon, kripë, piper, me copa djathi parmixhan dhe pekorin roman.

Komento