Arsyet pse do të keni më shumë kilogramë pas njëzet vjetësh

Arsyet pse do të keni më shumë kilogramë pas njëzet vjetësh

Sipas një studimi amerikan nga qendra për kontroll të sëmundjeve, 34% e popullatës së përgjithshme vuajnë nga mbipesha, përderisa parashikohet që kjo përqindje në njëzet vitet e ardhshme të ngjitet në 42%.

Ja disa prej arsyeve pse numri i njerëzve që vuajnë nga mbipesha sa vjen e shtohet.

1. Nuk mund të pajtohemi njëzëri rreth asaj se çfarë na bën të vuajmë nga mbipesha. Me vite nutricistët thanë “largoni yndyrat e ngopura”, prandaj njerëzit kanë filluar që të zhyten në karbohidrate. Tash disa ekspertë mendojnë se për të gjitha fajtor është sheqeri. Thuhet se ka ndodhur një histeri e panevojshme ndaj yndyrave në ushqim, prandaj njerëzit janë hedhur në sheqer dhe në të gjitha llojet e karbohidrateve, që në fakt janë fajtorët e vërtetë.

2. Përsëritja se gjithçka është në forcën e vullnetit nuk ka efekt te shumica. Konsumoni më pak dhe ushtroni më shumë. Këto i dëgjojmë tashmë dekada më parë, por mund të dëgjohen edhe tani, përditë. Sot njerëzit ushtrojnë më shumë se dikur, por me sa duket edhe porcionet në mënyrë drastike janë rritur, prandaj disa kurrsesi të gjejnë zgjidhjen.

3. Mbipesha me të vërtetë është një punë e komplikuar. Të gjithë janë ndryshe, e të gjithë kemi organe që reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve dhe llojeve të ushtrimeve. Mirëpo, ju përmbahemi rregullave dhe porosive universale rreth humbjes në peshë, të cilat do të duhej të ndikonin te të gjithë. Kjo nuk shkon kështu. Te secili person gjendet mënyrë individuale dhe në recetë më ndryshe për të humbur në peshë.

4. Jemi të rrethuar! Kudo që shikojmë shohim reklama për gjëra të shijshme, të cilat ju tërheqin t’i shijoni. Reklamat janë gjithkund përreth nesh, e shoqëria na shtyn që të lidhemi për të gjitha gjërat të cilat ende nuk i kemi shijuar. Kështu ndodh që zbrazëtinë dhe mërzinë shpesh ta mbushim me sasi të panevojshme të ushqimit. Ka edhe lajme të mira. Duket se epidemia e mbipeshës po stagnon!

Komento