Asnjëherë mos e përdorni tharësin e flokëve të hotelit, përveç nëse dëshironi të sëmureni

1

Askush nuk dëshiron të paketojë gjëra të panevojshme kur shkojnë në pushime.

Përveç sasisë së duhur të rrobave dhe gjërave esenciale si furça e dhëmbëve, deodoranti, paratë dhe celulari, gjërat tjera mund t’i lini në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Pas së gjithash, shumica e hoteleve kanë xhel, shampon, hekur të rrobave dhe gjëra tjera të cilat na mundësojnë të kemi më shumë hapësirë në valixhet tona.

Një gjë që njerëzit rrallëherë e fusin në valixhen e pushimeve është tharësi i flokëve, por hulumtimet tregojnë se nëse e bëni këtë, mund të jeni duke gabuar rëndë!
Një studim i vitit 2008 nga mikrobiologu Chuck Gerba, i cili është ekspert i mikrobeve, ka zbuluar se tharësi i flokëve i hotelit duhet shmangur!

Ai kishte zbuluar se tharësit e flokëve të hotelit janë në mesin e gjërave më të ndyra në dhomë, dhe kjo për arsye se pastruesit e hotelit nuk e ndjejnë të nevojshme ta pastrojnë atë si tualetin apo gjërat tjera.

Kësisoj, herën tjetër që udhëtoni, konsideroni ta merrni me vete tharësin e flokëve!

 

Komento