Astma, e lidhur me refluksin

Astma, e lidhur me refluksin

Kolla e vazhdueshme, por dhe astma bronkiale janë bërë shqetësim serioz për njerëzit. Ato në fakt janë bashkëshoqëruese të urthit.

Çdo episod urthi të trajtohet dhe ekzaminohet në kohë, në mënyrë që të shmangen ndërlikimet e mundshme.

Kështu këshillon mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon se çfarë lidhjeje ekziston mes kollës së vazhdueshme dhe astmës bronkiale dhe çfarë mund të bëhet në këto raste:

Doktor, është e vërtetë që ka raste kur refluksi të shfaq kollë kronike?

Po. Në mjaft raste refluksi gastro-ezaofageal shfaqet me shenja atipike, pra jo me shenjat klasike që shfaq shpesh kjo sëmundje.

Të tilla përfaqësohen nga sëmundje të aparatit të frymëmarrjes në veçanti astma bronkiale, kolla e vazhdueshme e pashpjegueshme dhe sëmundje që prekin laringun. Sipas studimeve të ndryshme, refluksi pastro-ezaofageal është përgjegjës për 10-20% të rasteve të kollës.

Ndonjëherë kolla mund të jetë e vetmja shprehje e refluksit gastro-ezaofageal; gjithsesi shpesh janë të pranishme shenja të tjera si ndjesia e djegësirës, zgjim me shije të hidhur në gojë etj.

Me kalimin e kohës dyshohet për praninë e refluksit gastroezofageal dhe pacienti i drejtohet gastro-endoskopisë. Kolla kronike që nuk trajtohet me kurat “klasike” është mjaft e shpeshtë te personat që vuajnë nga refluksi.

Mendohet se refluksi acid arrin trakenë dhe bronket, duke shkaktuar një reagim inflamator. Madje, mendohet se pjesa më e madhe e pacientëve me astmë joalergjike vuajnë dhe nga refluksi pastro-ezaofageal.

Çfarë lidhjeje ekziston mes astmës bronkiale dhe refluksit?

Tashmë lidhja mes këtyre patologjive është i dokumentuar.
Ekzistojnë studime të ndryshme në botë që flasin për praninë e refluksit te gati 50 % e pacientëve astmatikë joalergjikë.

Dy janë mekanizmat që mendohet se ndikojnë: një teori “e refluksit” dhe një teori “si refleks”. Në rastin e parë, simptomat respiratore shkaktohen nga thithja e lëngut gastrik në pemën bronkiale, ndërsa në rastin e dytë shkaktohet nga një refleks që shkaktohet nga refluksi acid në nivel të traktit të poshtëm të ezofagut.

Të dyja teoritë shfaqin të dhëna klinike bindëse dhe mendohet se ndikojnë të dy mekanizmat. Veç kësaj, në disa raste, simptomat e astmës përputhen me simptomat tipike të refluksit, madje është e vërtetë që në pjesën më të madhe të rasteve simptomat respiratore janë lehtësisht të predeominiuar nga ata pastro-ezaofageale (“tipike”) janë të pakta ose gati mungojnë; kjo të çon të mendosh për praninë e refluksit në pacientët astmatikë, sidomos tek ata që i përgjigjen pak terapisë antiastmatike.

Çfarë mund të bëhet në këto raste?

Nëse episodet e refluskit bëhen mjaft të shpeshta dhe zgjasin për një kohë të gjatë, ato bëhen patologjike. Në këto raste ka mundësi që të ndikojë në shpërthimin e reflekseve nervore ose dhe material gastrik të thithet në bronke dhe të shkaktojë kriza astmatike, sidomos gjatë natës.

Prandaj është e nevojshme që përveç trajtimit te mjeku alergolog, këta pacientë të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe me mjekun gastro-enterolog, i cili do të dijë të përcaktojë, nëse episodet e refluksit janë patologjikë ose jo, dhe se si mund të trajtohen këto probleme.

Predispozicioni
Grupmoshat më të riskuara
Dihet që probabiliteti për t’u prekur nga refluksi rritet me rritjen e moshës. Në përgjithësi, risku shtohet pas të 40-ve dhe më tepër shfaqet gjatë moshës 65-70 vjeç.

Shenjat atipike të refluksit

Ngjirje zëri
Vështirësi në gëlltitje
Gëlbazë
Ndjesia e një “mase”, apo diçkaje në gryk
Kollë kronike e pashpjegueshme
Djegie fyti./shekulli

One Comment

  1. pershendetje me fal deshta te baj nje pytje une kam probleme me kolle dhe fryme marrje jam ka i perdori disa hapa ama kam edhe kelbas 2 dit mos mi perdore hapat mu mbyllen hundet ama kisha pas deshire me dit seqa mundem me pas ne kit rast?

Komento