Astma: ulja e temperaturave rrezikon sëmundjen

Astma: ulja e temperaturave rrezikon sëmundjen

Astma: ulja e temperaturave rrezikon sëmundjenMe uljen e temperaturave gjatë stinës së dimrit rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme të organeve të frymëmarrjes.

Për t’i evituar dhe kaluar sa më lehtë këto probleme nevojitet marrja e preparateve të duhura bimore, që jo vetëm ndihmojnë në kurimin e sëmundjes, por rrisin njëkohësisht edhe imunitetin e organizmit për t’u mbrojtur nga këto sëmundje.

Ekspetoral është ilaçi më i ri bimor që rekomandohet të përdoret për problemet respiratore, në përbërje të të cilit gjenden shtatë bimë mjekësore, propolis si dhe mjaltë i nxjerrë nga eukalipti.

Ndër bimët mjekësore që gjenden në këtë ilaç bimor mund të përmendim eukaliptin, që është një çlirues për organet e frymëmarrjes, mëllagën, që përdoret gjerësisht për pezmatimet e bajameve, lulëkuqen, që është një ndër aleatet më të mira që mund të përdoret për të luftuar kollën, mirtilio etj. Kombinimi i këtyre bimëve, mjaltit të eukaliptit dhe propolit të purifikuar, bën që ky ilaç të jetë tepër i efektshëm për të evituar problemet respiratore.

Ilaçi bimor ekspetoral gjendet në forma të ndryshme në farmaci si në formë çaji, shurupi dhe është i përshtatur në doza sipas moshave të ndryshme. Meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga problemet me frymëmarrjen, nga sëmundjet e mushkërive dhe nga shqetësimet respiratore. Por mbrapa nuk mbeten as femrat, sidomos ato që pinë duhan.

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes rëndojnë gjendjen e sëmundjes së astmës. Sipas mjekëve, roli i infeksionit në përkeqësimin e gjendjes së astmës është i ndërlikuar. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të luajnë një rol në astmën e të rriturve, por mund të jenë mbrojtës në astmën e fëmijëve të vegjël. Si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, infektimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes është shumë i dëmshëm.

Studiuesit, veçanërisht janë të interesuar për organizmat adenoviruse Chlamydia pneumniae dhe Mycoplasma pneumoniae. Ato janë shkaqet më të mëdha të infeksioneve të lehta e të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe dyshohet se janë ndër shkaqet kryesore të krizave të rënda të astmës te të rriturit.

Në rastet kur te pacientët astma ndodhte pas infeksionit, kriza ishte shumë më e rëndë se në rastin kur ajo ndodhte për shkaqe të tjera. Astma e ngacmuar nga infeksioni ka një kohëzgjatje 5 deri në 6 vjet. Në çdo grupmoshë infeksioni është një faktor përkeqësues dhe shkakton më shumë probleme te njerëzit që e kanë ndërkohë astmën.

Rhinovirusi (virusi i zakonshëm i gripit), mendohet të jetë një nga infeksionet më të zakonshme që ka lidhje dhe ndikon në ashpërsinë e sulmeve të astmës. Ky virus lidhet me 61 për qind të përkeqësimit të astmës te të vegjlit dhe 44 për qind te të rriturit. Disa studiues sugjerojnë që të ftohtët e shton mundësinë e infeksionit alergjik dhe rrit intensitetin e dobësimit të rrugëve të frymëmarrjes për javë të tëra.

Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë.

Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë. Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor.

Si shfaqen episodet e astmës
Astma është një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes, të cilat në rrethana të caktuara ngushtohen, acarohen dhe mbulohen me mukozë në sasi të mëdha, si kundërpërgjigje ndaj shumë faktorëve ngacmues. Episodet e astmës mund të nisen prej ngacmimit të alergjenëve të ndryshëm, tymit (të duhanit ose çdo lloj tymi tjetër), ajrit të ftohtë ose të nxehtë, ajrit me lagështirë, parfumeve, kafshëve, ushtrimeve fizike ose prej stresit emocional.

Tek fëmijët, ngacmuesit kryesorë që shkaktojnë episodet e astmës janë sëmundjet virale siç është i ftohti i zakonshëm. Ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes shkakton gërhitje, mosngopje me frymë, shtrëngime në gjoks si dhe kollë. Trajtimi i saj bëhet me anën e bronchodilators, që janë substanca që lirojnë rrugët e frymëmarrjes duke i zgjeruar ato. Midis dy episodeve të astmës pacienti nuk ka shenja të sëmundjes, por vetëm se i merr më shumë kohë për të kthyer frymëmarrjen në gjendje normale pas ndonjë aktiviteti fizik. Simptomat e astmës të cilat variojnë nga të mesme deri në vdekjeprurëse mund të kontrollohen lehtë me anën e ilaçeve

Astma dhe faktorët që e shkaktojnë
Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.

Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.

Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.

Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.

Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.

Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirë ta kenë një gjë të tillë.

Cilat janë simptomat e astmës
Disa nga simptomat e astmës janë:
Shtrëngim, presion në gjoks
Mosmbushje me frymë
Gërvishtje, (si tip gërhitje/fërshëllime gjatë nxjerrjes së ajrit nga mushkëritë)
Kollë, sidomos gjatë natës
Shenjat serioze
Disa shenja të tjera më serioze, për shembull gjatë një ataku të astmës janë:
Mbimbushja e mushkërive gjatë frymëmarrjes
Rrahje pulsi e dobët gjatë thithjes së ajrit dhe e fortë gjatë nxjerrjes së ajrit nga mushkëritë
Personi kthehet në ngjyrë blu nga mosfurnizimi me oksigjen
Dhimbje gjoksi dhe humbje e ndjenjave
Ka raste që pak para humbjes së ndjenjave i sëmuri ndjen mpirje të gjymtyrëve si dhe mund të ketë djersitje të tyre
Këmbët e të sëmurit bëhen akull të ftohta./gazeta albania/

Komento