Asus Tytan – kompjuter për luajtje inspiruar nga nëndetëset

Asus Tytan – kompjuter për luajtje inspiruar nga nëndetëset

Kompjuteri i fuqishëm për lojtarët nga seria Republic of Gamers, prezantuar për herë të parë nga fundi i majit, së shpejti do të mund të gjendej në shitje, gjykuar sipas informatave se është bërë i disponueshëm për porositje në Poloni.

Tytan CG8565 para së gjithash ka shtëpizë të inspiruar për nga pamja nga nëndetëset stealth me reaktorë nuklearë (më herët Asus thoshte që është inspiruar nga bombarduesit stealth, që i përshtatet më shumë pamjes, por duket se ekspertëve të marketingut u është dukur më cool nëndetësja).

Prej karakteristikave tjera të rëndësishme veçohen procesorët Core i5 dhe i7 të gjeneratës së dytë, deri 32 GB memorie RAM dhe GeForce GTX 560Ti me 1 GB memorie ose GTX 590 me 3 GB memorie, varësisht se sa para jeni të gatshëm të shpenzoni për kompjuter.

Përveç këtyre, ka edhe tastin për overclockim instant, si dhe kartela e zërit Asus XONAR, e ngarkuar për zë tejet të pastër të të shtënave, eksplodimeve, piskamave, etj. Tytan CG8565 do të kushtojë hiç më pak se 3260 euro.

Komento