Avokado, kivi dhe molla mbrojnë lëkurën

Avokado, kivi dhe molla mbrojnë lëkurën

Avokado, kivi dhe molla mbrojnë lëkurënPemët janë të mbushura me vitamina gjallëruese dhe minerale të cilat janë të shkëlqyeshme për shëndetin e lëkurës. Ka shumë pemë, të cilat mund të ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën tuaj. Në këto pemë përshihen avokadot, mollët dhe kivit.

– Avokadot: Avokadot janë perfekte për trupin e njeriut dhe janë të mbushura me disa vitamina kryesore dhe minerale, të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës së fytyrës.

Avokadot janë burim i vitaminave A dhe C. Këto vitamina ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes, e cila e bën lëkurën të mos varet. Avokadot ndihmojnë dhe në parandalimin e akneve në lëkurë. Janë shumë të dobishme në hidratimin e lëkurës dhe kanë në përbërje shumë vajra esencialë, shkruan gazeta “Zeri”

– Kivi: Kivi njihet për efektin e madh pozitiv në shëndetin e lëkurës. Kanë shumë përmbajtje uji dhe kanë efekt hidratues në lëkurë. Janë veçanërisht të dobishme, për ato të cilat kanë lëkurë të thatë. Kivi është i mbushur me vitamina dhe minerale, të cilat vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Kivi mund të pritet derisa të formojë një pastë dhe të përdoret me mjaltë dhe kos. Këto përbërës shtesë e bëjnë dhe më të shëndetshme këtë maskë. Sipas ekspertëve të kësaj fushe të gjithë njerëzit duhet t’i hanë nga dy deri në tri kivi në ditë dhe atë edhe gjatë stinës së verës po ashtu edhe në dimër.

– Mollët: Mollët përmbajnë acid malik, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën e fytyrës. Ky acid ndihmon muskujt e lëkurës të qëndrojnë lart, muskuj të cilët pas disa vitesh fillojnë të varen. Kur lëkura e fytyrës ekspozohet ndaj ndotësve dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, ajo fillon të duket e ngrirë dhe pa jetë. Andaj çdo ditë duhet t’i hani së paku dy molla, jo vetëm për lëkurë po kjo pemë është shumë e dobishme edhe pjesët tjera të organizimit tonë.

Komento