Bakteret shkatërrohen vet!

Bakteret shkatërrohen vet!

Bakteret shkatërrohen vet!Gjenerata E RE e antibiotikëve, e cila shpejt mund të shfaqet, do të bëjë që bakteret vetveten ta shkatërrojnë, thonë shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Washingtonit.

Ata hollësisht kanë hulumtuar mekanizmin mbrojtës të beta streptokokut hematologjik serologjik të grupit A, si edhe streptokokut të piogenesit, që është shkaktar i inflamacionit të fytit, skarlatinës dhe infeksioneve të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Si edhe bakteret e tjera, edhe këto përdorin toksina të veçanta, me të cilat sulmojnë apo shkatërrojnë qelizat. Për t’u penguar kjo, shkencëtarët po krijojnë kundërhelmin në formë të proteinave, i cili lidhet me toksinat.

Duke hulumtuar bakteret, shkencëtarët me udhëheqësin e ekipit dr. Krejg Smith, kanë zbuluar dy forma të kundërhelmeve, aktive dhe pasive. – Besojmë që forma pasive e kundërhelmit është posaçërisht e suksesshme, ndërkaq zbulimi ynë është shumë i rëndësishëm, sepse gjeneratat e avancuara të antibiotikëve do t’i detyrojnë bakteret që vetë të shkatërrohen.

Është e njohur që bakteret janë gjithnjë e më rezistuese ndaj antibiotikëve aktualë, andaj patjetër duhet që sa më parë të gjejnë mënyrën që t’i dalim përpara.

Duke pasur parasysh që definitivisht kemi konstatuar që funksionojnë në parimin e helmit dhe kundërhelmit, tani e dimë se në ç’drejtim t’i zhvillojmë barnat e reja të cilat do të shkatërrojnë bakteret me armën e tyre – thotë dr. Smith.

Komento