Balsam natyral për flokë

Balsam natyral për flokë

Balsam natyral për flokëBalsamet natyrale për flokë janë lehtë të përfitohen, pasi që e tëra që duhet ta bëni është t’i përdorni përbërësit, të cilët gjenden në kuzhinën tuaj.

Recetat, të cilat jua kemi sjellë më poshtë, përveçqë janë të lehta, janë shumë të përshtatshme për flokët tuaj, duke mos i dëmtuar siç ndodh shpesh me produktet, të cilat i blini në treg,raporton Gazeta Kosova Sot

1. BALSAMI ME UTHULL MOLLE Përbërësit: 1 lugë gjelle uthull molle 250 mililitra ujë Udhëzime: Përzieni të dy përbërësit në një enë dhe dyfishojeni përzierjen derisa ta mbushni enën. Mënyra e përdorimit: Derdheni përzierjen në një shishe dhe tundeni mirë pastaj me kujdes bëjini masazh flokëve dhe lëkurës së kokës për rreth 2 minuta. Përfundimisht, thajini flokët!

2. BALSAMI ME MJALTË DHE VAJ KOKOSI Përbërësit: 3-4 lugë gjelle vaj kokosi të pastër 2 lugë gjelle mjaltë Udhëzime: Përzieni të gjithë përbërësit në një enë xhami dhe nxeheni përzierjen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, duke e vendosur në një enë me ujë të vakët. Aplikojeni përzierjen në lëkurë të kokës dhe në flokë gjatë kohës kur ata janë të lagët dhe përfundimisht vendoseni një kapelë plastike në kokë. Lëreni përzierjen që ta kryejë punën e vet për 30 minuta dhe pastrojini flokët me ujë.

3. BALSAMI ME MAJONEZË, JOGURT DHE TË BARDHË TË VEZËS PËRBËRËSIT: Të bardhët e një veze 100 miligramë majonezë 100 miligramë jogurt të pastër UDHËZIME: Përzieni të gjithë përbërësit mirë e mirë në një enë dhe përzierjen e fituar aplikojeni në flokë. Lëreni përzierjen në kontakt me flokët dhe lëkurën e kokës për rreth 30 minuta, para se përfundimisht t’i pastroni flokët me ujë.

Komento