Banania zgjidhja e problemeve tuaja

Banania zgjidhja e problemeve tuaja

Banania zgjidhja e problemeve tuajaE për çfarë ju nevojitet botoksi kur keni banane? Po, po kjo është e vërteta ju mund të përdorni bananen si një produkt natyral për të përgatitur receten tuaj të bukurisë. Një maskë zbutëse dhe lëmuese e cila do të trajtojë dhe rigjenerojë lëkuren e fytyrës në thellësi.

Mjafton të merrni një banane mesatare, t’a bëni pure dhe t’a hidhni në pjatë. Me banane lyeni krejt fytyren dhe pjesën e qafës. E lini trajtimin të qëndrojë 10-20 minuta dhe pastaj e shperlani me ujë të ftohtë. Përgatiteni dhe trajtoni fytyren me këtë recetë të pakten 2 herë në javë, dhe brenda pak kohësh do të vëreni një ndryshim goxha befasues. Gjithashtu, ju kujtojmë që gjatë këtij trajtimi ju mund të përdorni lëkuren e bananes për të zbardhuar zmaltin e dhëmbëve. E vetmja gjë që duhet të bëni është që me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes të masazhoni sa më shpesh dhëmbët. Pak nga pak do vëreni që zmalti i dhëmbëve do jetë më i bardhë, ashtu siç keni dëshiruar gjithmonë.

Komento