Bëheni shumë nervoz? Ja si të qetësoheni

stres

Shpesh here njerëzit bëhen nervoz për arsye të ndryshme. Probleme shëndetsore, mungesa e ekonomisë së qëndrueshme, një rezultat, një pikëpytjë, një debat, janë disa nga gjërat të cilat mund t’a arcarojnë nervin njerëzor duke e bërë të humbasë kontrollin e mëndjes. Ankthi para ngjarjëve më të rëndësishme të jetës tone është një gjë aspak e mire, sepse ju bën të humbisni kthjelltësinë, e të mos jeni të përqëndruar ashtu siç e kërkon situata.

Që të qetësoheni, dhe të mendoni më qartë duhet të largoheni nga ambienti që e ka shkaktuar këtë nervozizëm. Vizitoni vendin tuaj të preferuar, në të cilin ju duket sikur jeni vetëm ju, dhe botën e lini pas. Ky vend mund të jetë një shtetitore me plot njerëz, ku ju përballeni me situata të ndryshme, dhe kuptoni më së miri vlerën e asaj çfarë keni, ose afer lumit, ujit që rrjedh vale, val. Në një ambient të tillë ju mund të mendoni rreth arsyes përse jeni nervozuar kaq shumë, si dhe të përpiqeni të qartësoni mendimet tuaja rreth kësaj çështje.

Shpesh here ju ndodh të jeni nervoz para një provimi, ose para prezantimit të punës. Gjëja pare që duhet të bëni është të qetesoheni. Mendoni se sa shumë keni punuar për këtë punë, sa shumë keni bërë për të qënë aty ku jeni. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të ri-mblidhni forcat tuaja dhe të merrni situaten nën kontroll. Rreth çdo problemi që ju shqetëson dhe bëheni nervoz duhet që mendoni pozitivsht. Shpresoni për të miren, punoni për t’a arritur atë, dhe në fund prisni me gëzim rezultatet frytëdhënëse për punën që keni bërë.

Komento