Bie numri i turistëve në pikën turistike të Valbonës

Bie numri i turistëve në pikën turistike të Valbonës

Fillimi i muajit tetor ka shënuar një fluks në rënie të vizitorëve në pikën turistike të Valbonës. “Fluksi i vizitorëve të përditshëm është në rënie, ndonëse janë cdo ditë të pranishëm si turistët e huaj, ashtu edhe vizitorë nga Kosova”, thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. “Tashmë në fundjavë kemi të pranishëm 50

– 60 vizitorë nga Kosova dhe afro 60 turistë të huaj, kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Austria etj”, thotë ai. Ndërsa deri në fund të muajit shtator numri i vizitorëve në këtë pikë turistike i kalonte të 250 vizitorët, kosovarë e të huaj, në muajt e verës numri i vizitorëve arrinte deri në 700 persona.

Në këtë periudhë është i pritshëm fluksi në rënie i vizitorëve për shkak të ftohjes së motit, por edhe të rënies së numrit të turistëve të huaj”, thotë Biberaj.

Edhe pse në rënie fluksi i vizitorëve në pikën tyuristike të Valbonës, ajo tashmë është kthyer në një oaz turistik mjaft të pëlqyer nga turistët e huaj nga të gjitha anët e globit, por edhe për kosovarët e për vizitorët nga vendë të ndryshme të vendit tonë.

Përvoja e dy viteve të fundit ka treguyar se Valbona gjithnjë e më shumë po kthehet nën jë oaz turistik gjithvjetor. Është kjo arsyeja që ka nxitur banorët të rrisin investimet për ngritjen e bujtinave.

Kjo edhe për faktin se turistë të huaj gjithnjë e më tepër po shtohen edhe në periudhën e dimrit, gjë që ka sjellë bashkëpunimin e pushtetit vendor me operatorët turistikë, që tashmë nuk hezitojnë të sjellin vazhdimisht turistë në Valbonë, pavarësisht motit.

Komento