Bima e duhanit shërben si vaksinë kundër sëmundjeve

Bima e duhanit shërben si vaksinë kundër sëmundjeve

Molekula kundër AIDS, vaksina kundër sëmundjeve, vjen pikërisht nga bima e duhanit, ndonëse ai cilësohet i dëmshëm.

Studimet për këtë zbulim po zhvillohen në Napoli dhe objektivi kryesor është bima e duhanit dhe molekulat që përmban kjo bimë, shpjegon Manuela Rigano nga Universiteti Federiko II.

Studimet për këtë zbulim po zhvillohen në Napoli dhe objektivi kryesor është bima e duhanit dhe molekulat që përmban kjo bimë, shpjegon Manuela Rigano nga Universiteti Federiko II., e cila sqaron se duhani është lehtësisht i kultivuar dhe në gjendje për të sjellë dobi në organizmin e njeriut.

Sipas studiuesve, ndër molekulat më të vlefshme në bimën e duhanit janë ato kundër AIDS, ku nëpërmjet stimulimit me anë të një gjeni të virusit HIV stimulohet prodhimi i proteinës së quajtur “Gag”, e cila konsiderohet si proteinë kryesore në luftë kundër virusit vdekjeprurës. Ekspertët italianë thanë se po punohet në të madhe për të mënjanuar efektet anësore.

Komento