Bima që shkatërron tumoret

Bima që shkatërron tumoret

Bima e Amazonës për të cilën pohojnë që është më pak helmuese se ilaçet e deritashme për tumore është testuar në Qendrën për bioteknologji në Amazonë (CBA).

Shkencëtarët brazilianë substancën e fituar nga një bimë e Amazonës e kanë testuar me sukses në qelizat e kancerit, që është një arritje e cila mund të përdoret në prodhimin e medikamenteve më efektive dhe më pak helmuese kundër kësaj sëmundjeje, ka thënë një shkencëtar.

Kemi zbuluar “lloje të caktuara të mikroorganizmave që jetojnë një bimë, i kemi ndarë dhe kemi fituar materien të cilën e kemi testuar në qelizat e kancerit dhe kemi konkluduar që ka pasur efekt në disa lloje të tumoreve”, ka thënë për agjencinë France Presse, Rudi Procopio, koordinator i Qendrës.

Pas fazës së parë të testimit, materia do të testohet në kafshë, dhe pastaj në njerëz, në kuadër të eksperimentit, të cilit iu kanë qasur para katër vjetësh, ndërsa mund të përdoret në prodhimin e ilaçeve më pak agresive për organizëm.

Procopio nuk ka dashur të zbulojë emrin e bimës e as se në cilat tumore është kryer testimi, para se të jetë ai i përfunduar. CBA të cilën e financon Qeveria braziliane bashkëpunon në këtë projekt me laboratorin amerikan eksperimental onkologjik.

Mënyrat e shërimit të kancerit që aplikohen sot (hemoterapia dhe rrezatimi) janë helmuese dhe shkaktojnë shumë efekte të padëshiruara anësore.

Komento