Bimën mesdhetare që nuk guxojmë ta harrojmë

Bimën mesdhetare që nuk guxojmë ta harrojmë

Origano në mjekësi është përdorur edhe në kohët antike, kur me gjethen e saj ishin shëruar plagët në lëkurë, si dhe i kishte zbutur dhimbjet në muskuj.

Në mjekësinë tradicionale përdoret nga shërimi i astmës, ngërçeve, diarresë dhe tretjes së ushqimit. Edhe sot e kësaj dite përdoret çaji nga organo si ilaç popullor kundër ftohjes dhe përmirësimit të shëndetit në përgjithësi. Kjo gjethe e imët e vogël përdoret edhe në formë të freskët si mëlmesë, ngase ushqimit i fal aromë të këndshme.

Origano përmban dy përbërës kimik, karvakrol dhe timol, që ofrojnë ndjenjën e ngrohtësisë në gojën tuaj shkaku i ndikimit te qelizat e ndjeshme në temperaturë. Shpesh përdoret në kuzhinën mesdhetare dhe shpesh njihet si dhurues i shijes “italiane” në ushqim, përderisa kombinohet mirë me perime, bishtajore, mish peshku, pica… etj.

 

Ndikimi në shëndet

Origano ishte pjesë e shumë hulumtimeve mjekësore dhe shkencore. Ndikimi i saj është mjaft pozitiv kur kemi të bëjmë me infeksionet te njerëzit. Origano përmban disa antioksidues të fuqishëm, për të cilët mendohet se ndikojnë pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe atë nervor, më pas i largojnë simptomat e infeksioneve në organizëm, si dhe e ekuilibrojnë glukozën në gjak. Po ashtu, është zbulimi i saj kundër kancerit dhe ndikimi i dobishëm në mëlçi.

One Comment

  1. Pershendetje,
    desha te di se si njihet ne gjuhen popullore kjo bime Origano e rendesishme per shendetin, mos rasisht eshte sic i themi ne "caji i malit"?

Komento