Binjakët e ngjitur ndahen pas një operacioni të rrallë (Foto)

6

6

Jadon dhe Anias McDonald, binjakët 13 muajsh, janë bërë operacion për të kompletuar trupin e tyre.

Operacioni u krye nga Dr.James Goodrich, i konsideruar si ekspert i kësaj lloj kirurgjie.

Operacioni ka zgjatur 16 orë e gjysmë.

Janë bërë shtatë ndarje nga ky mjek, kurse 59 operacione të tilla janë bërë që nga viti 1952 në botë.
Goodrich e ka informuar familjen për ndarjen e fëmijëve rreth ores tre të pasdites.

“Ja pra, ne e bëmë këtë”, tha Goodrich.

Në faqen e Facebookut, nëna e binjakëve, Nicole shkruajti: “ Dy foshnje të ndara…dhe unë ende ndihem e pasigurt për të ardhmen.

Unë nuk kam qarë derisa kirurgët e braktisën dhomën. Unë mezi  kam mundur të them “faleminderit” për shkak të gropës që po bëhej në stomakun tim.

Ne po qëndronim para një të panjohure të madhe. Muajt e ardhshëm do të jenë kritikë për rimëkëmbjen e Anias dhe Jadon.”/Lajmi.net

Komento