Binjakët nuk janë dublikatë

Binjakët nuk janë dublikatë

Lindja e binjakëve është gëzim i dyfishtë për prindërit, por njëherësh është edhe sfidë e dyfishtë.

Rritja e tyre kërkon angazhim shumë më të madh fizik dhe organizim të mirë, ngase nuk është aq e thjeshtë që njëkohësisht t’i ushqesh, ndërrosh, pastrosh dhe edukosh dy fëmijë. Pasi të fillojnë kujdesin, tashmë ata i presin pyetje dhe dilema të shumta.

Binjakët gjithmonë krahasohen me njëri- tjetrin – cili është më i bukur, më i mirë dhe më i dëgjueshëm… Edhe nëse rrethi e bën një gjë të tillë, prindërit do të duhej të përmbaheshin nga një gjë e tillë dhe të ndjellin dashuri mes tyre e jo rivalitet. Derisa nuk shkojnë në shkollë, e nganjëherë edhe më vonë, binjakët nga shumica konsiderohen si paketë e përbashkët. Në mënyrë të tillë sillen ndaj tyre shumica e fqinjëve, shokëve, farefisi dhe ata nga kopshti. Ata gjithmonë janë “ata dy” apo “ato dyja”.

Drejtojuni ndaras

Të ndikosh në rrethin është shumë e vështirë, prandaj do të ishte mirë që prindërit të mësojnë të shmangin këtë kurth, ngase sipas psikologëve, trajtimi i binjakëve si dublikatë mundet të pengojë zhvillimin e tyre dhe nga ta të krijojë persona të pasigurt në veten e tyre.

– Me rëndësi është që prindërit t’ju drejtohen ndaras, në emër. Shkrehja e drejtpërdrejtë mundëson zhvillimin e individualitetit të tyre.

Në këtë kurth lehtë është të biesh, sidomos në fëmijërinë e hershme kur ende nuk ballafaqohen me dallimet individuale.. Natyrisht se, ata gjithkund janë së bashku, në park, në piknik, në të njëjtin grup në kopsht, në të njëjtën klasë në shkollë. Do të ishte mirë që të ndahen herë pas herë, ngase në atë mënyrë vjen në shprehje aftësia e tyre individuale.

– Do të ishte mirë që nëna me njërin të shkonte në park, përderisa babi të shkonte në qytet me tjetrin. Në këtë mënyrë ata do të mund të ishin më shumë me prindërit e tyre. Natyrisht, një situatë e tillë si kjo kërkon shumë punë dhe përkushtim, ngase ndarja e tyre mund ta nxisë vajin, zemërim dhe frikën tek ata- binjakët.

Në çerdhe – të ndarë apo së bashku

Më e rëndësishmja është që t’ju shpjegohet se ndarja do të jetë e shkurtër dhe se shumë shpejt do të takohen përsëri në shtëpi. Fëmijët e vegjël janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, prandaj në fillim ndarja nga njëri-tjetri duhet të jetë e shkurtër.

Kur të vjen koha për të shkuar në çerdhe, prindërit janë në dilemë – t’i dërgojnë në grup të njëjtë apo ndaras.

– Nuk ka përgjigje universale për një pyetje si kjo. Ekzistojnë argumente edhe për “po” dhe “jo”. Fëmijët nëpër grupe të ndryshme më shpejt pavarësohen, nuk mbyllen apo izolohen nga fëmijët e tjerë dhe në shumicën e rasteve krijojnë shoqëri të reja.

Mos i krahasoni

Mirëpo, nëse keni të bëni me binjakë të lidhur shumë mes vetit, regjistrimi në grupe të ndryshme mund të jetë traumatizues për ta. Prandaj, prindërit duhet të jenë mirë të përgatitur nëse janë për apo kundër. Nëse fëmijën ndihen mirë dhe të sigurt kur janë së bashku, atëherë nuk do të duhej t’i ndanit. Por, nëse njëri prej tyre mbetet nën hijen e tjetrit, do të duhej të ndahen për t’u kujdesur njësoj në mënyrë që fëmija të arrijë dhe të zhvillohet në mënyrë të potencialit të tij.

Komento