Bioritmi i keq, fajtor për mbipeshën!

Bioritmi i keq, fajtor për mbipeshën!

Supozohet se gjumi i mirë heq kilogramët shtesë dhe, sipas ekspertëve francezë, probleme kanë ata që bioritmin e kanë të keq.

Bioritmi ndërlidhet me ciklet natyrore të dritës që sipas disa studimeve në Starzbur, ka ndikim në peshën trupore.

Reparti për neuro-biologji dhe ritëm ofron qarje të re në ekuilibrin midis bioritmit dhe cikleve natyrore të dritës, në mënyrë që ta ndalojnë mbipeshën.

Tashmë është e qartë se si ndryshimet e ritmit ditor, si puna në ndërrime, ekspozimi ndaj dritës artificiale dhe udhëtimet, kanë ndikim të dëmshëm për shëndetin tonë në përgjithësi.

“Do të duhej ta vendosim organizmin e mirë të kohës dhe të shmangim sjelljet e dëmshme, si ato të shujtave natën vonë”, thotë Eten Shalet, udhëheqës i hulumtimeve. Ekipi i tij kishte vëzhguar dy grupe të minjve: njëri grup ishin krejt normal derisa tjetrit i kishte munguar gjeni “reverb alfa”.

Të gjithë minjtë ushqeheshin njëjtë, por ata me mungesën e gjenit kishin probleme me diabetin dhe metabolizmin e ishin krejt tjetër. Ky hulumtim na vërteton se jemi zhvilluar për të jetuar në përputhshmëri me natyrën.

Komento