“Bomba”, për imunitet dhe hekur në organizëm

1

Kokrrat e shtogut përmbajnë antioksidues, vitamina C dhe E, flavonoide dhe materie të tjera ushqyese që ndikojnë kundër viruseve, baktereve.

Për këtë shkak, shurupi nga kokrrat e shtogut ia vlen të përdoret, sidomos tani kur sezoni i ftohjeve po arrin, por edhe kur të vuani nga kapsllëku, plogështia, e edhe stresi. Shurupi përgatitet nga kokrrat e përpunuara në mënyrë termike.

Shurupi përgatitet nga kokrrat e prekura tërësisht, kokrrat e lëngshme që merren në shtator. Ju sjellim recetën që forcon imunitetin dhe ngrit nivelin e hekurit në gjak

PËRBËRËSIT:
1 kilogram kokrra të pjekura të shtogut, 1 litër ujë, 0,75 kilogram sheqer, 2 cm rrënjë të freskët xhenxhefili, Lëngun dhe lëvoren e një limoni, 0,5 kilogram mjaltë.

PËRGATITJA:
1. Kokrrat e shtogut i përzieni me ujë dhe i lini të zihen. Pas 15 minutave i hiqni nga zjarri, shtoni sheqerin, xhenxhefilin e copëtuar dhe lëngun e limonit dhe lëvoren e copëtuar të tij. 2. E mbuloni, e lini të qëndrojë për 30 minuta dhe e kulloni. 3. Lëngun e ngrohni derisa të vlojë, shtoni mjaltin, përzieni mirë, e derdhni në kavanoz të pastër.

Komento