Boronica e mirë për shërimin e disa sëmundjeve

Boronica e mirë për shërimin e disa sëmundjeve

Boronicat për qëllime mjekësore dhe shëruese përdoren tash e 1 000 vjet, e më së shumti për përmirësimin e kapilarëve, gjakrrjedhjes së pamjaftueshme të nëpër enët e gjakut, ndihmojnë te dhimbjet e ndryshme në stomak, e përmirësojnë çrregullimin e shikimit, hemorroidet, si dhe ndihmojnë në shërimin e disa sëmundjeve të lëkurës.

Sipas ekspertëve, boronicat janë të dobishme edhe në lehtësimin e ciklit menstrual dhe sindromës paramenstruale.

Ekspertët sugjerojnë që boronicat t’i përdorni duke bërë ushqim, si komposto, xhem, verë të ëmbël, si dhe lëngje freskuese. Për boronicat vlen të theksohet se janë shumë të pasura me vitaminën C, pastaj janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale (kalium, natrium, mangan, krom, hekur, bakër).

Në mjekësinë popullore boronica përdoret për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe në shërimin e infeksioneve urinare. Sipas ekspertëve, ajo që është me shumë rëndësi, boronica ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit, duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut nëpër vena, si dhe duke e përmirësuar gjendjen e kapilarëve.

Komento