Boronica është ideale për koncetrim dhe kujtesë

Boronica është ideale për koncetrim dhe kujtesë

Boronica është ideale për koncetrim dhe kujtesëBoronica është super frutë e cila do t’ju përmirësojë koncetrimin, po ashtu do t’ju ndihmojë edhe në luftë kundër çmendurisë, këshillojnë shkencëtarët pasi që i kanë mësuar rezultatet e studimit më të ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa ushqime mund të ndihmojnë në koncetrim, por edhe në mbajtjen mirë të shëndetit mental gjatë tërë jetës. Është zbuluar se 200 gramë jogurt të boronicës është i mjaftueshëm për rritjen e koncetrimit.

Edhe më parë është zbuluar se përbërësit e disa ushqimeve janë të lidhura me pjesët e trurit përgjegjëse për kujtesën.

Edhe ky zbulim i ri shkon në favor të tezës se boronica është super fryt i cili është një antioksidues i shkëlqyeshëm, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, si dhe ngadalëson plakjen. Dr. Jeremy Spencer, mjeku i dietës nga Universiteti ‘Reading’ i cili e ka udhëheq këtë hulumtim, beson që ndikimi i fuqishëm i boronicës në tru fshihet në aftësinë e saj që të përmirësojë qarkullimin e mirë të gjakut deri tek truri.

Flavonoidët që gjenden në lloje të ndryshme të frutave, në mesin e të cilave edhe në boronicë, i hapin stacionet e gjakut dhe lejojnë qarkullim më të shpejtë dhe më ta madh të gjakut, dhe në të njëjtën kohë e zvogëlojnë edhe presionin e gjakut.

Për këtë shkak boronica e përmirëson aftësinë njohëse, por edhe trurin e mban të shëndetshëm në shtigje më të gjata. Hulumtimi ka përfshirë rreth 40 persona të rritur të cilët kanë konsumuar lloje të ndryshme të ushqimit, dhe në të njëjtën kohë kanë zgjedhur edhe detyra mentale.

U zbulua se rezultate më të mira kanë pasur ata që kanë konsumuar jogurt të boronicës.

2 Comments

  1. shume mire

  2. Boronica eshte njelloj me kulubrine apo jane te ndryshme?

Komento