Botoksi për flokë

Botoksi

BotoksiSot femrat e kanë shumë të vështirë ta mbajnë një stil të mirë flokësh, sidomos kur flasim për volum.

Nëse rregullisht shkoni në palestër – puna vështirësohet për tri herë. Pas secilit ushtrim flokët ose dalin nga imagjinata juaj ose ju ngjiten për kokë dhe e vetmja zgjidhje është dushi.raporton Gazeta Kosova Sot

Mirëpo, kemi kuptuar për një fshehtësi për një stil të flokëve që do t’ju ndihmojë: botoks për flokë! Sikurse që e dimë, botoksi është një aleat i mirë në luftën kundër rrudhave,e shumë e injektojnë edhe në shuplakat e dorës dhe nënsqetull, në mënyrë që të shmangin djersitjen.

Tash e kanë radhën edhe flokët! Botoksi injektohet në lëkurën e kokës, nevojiten rreth 150 deri 200 injeksione për t’u mbuluar gjithë lëkura e kokës, por procesi zgjat vetëm njëzet minuta. Botoksi funksionon me të njëjtin princip sikurse kur e injektoni nën sqetull: lëkura e kokës apo edhe rrënjët e flokëve djersiten më pak, e me vetë këtë sekretojnë më pak yndyrë. Rezultati janë flokë të trasha dhe me volum. Efekti zgjat deri në një vit dhe kushton rreth 1.200 dollarë amerikanë, 1.070 euro.

Komento