Brokoli dhe bimët e kësaj familje zgjatin jetën

Brokoli dhe bimët e kësaj familje zgjatin jetën

Brokoli dhe bimët e kësaj familje zgjatin jetënBrokoli dhe bimët e tjera të kësaj familjeje si, lakra, lulelakra, lakrajeshile dhe lakërishta duket se janë të dobishme në zgjatjen e jetës.

Është e mundshme që personat që konsumojnë perime, të jetojnë më gjatë për shkak se kanë një stil më të shëndetshëm të jetës. Sido që të jetë, perimet nga familja e lakrave janë të pasura me vitaminë C dhe me fibra, por përmbajnë edhe substanca të tjera ushqyese.

Rezultatet e studimit të ri janë publikuar në revistën profesionale “American Journal of Clinical Nutrition” dhe bazohen në të dhënat e rreth 135.000 personave të rritur.

Pjesëmarrësit në studim janë përgjigjur në pyetjet rreth shprehive ushqimore dhe sëmundjeve të kaluara. Me këtë rast është parë se, personat që konsumojnë shpesh perime të familjes së lakrës, kanë një indeks më të ultë të vdekshmërisë.

Komento