Brokoli fsheh sekretin e rinisë? Studimet zbulojnë diçka interesante

2

2Brokoli, prej kohësh është konsideruar si një produkt ushqimor mjaft i mirë, i pasur me vitamina, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se brokoli mund të shmangë edhe shenjat e plakjes.

Universiteti i Studimeve Mjekësore, në Washington, publikuar në ‘Cell Metabolism’, studioi minjtë për të parë se si një enzimë e veçantë, që gjendet në zarzavate si brokoli apo kastraveci, mund të vonojë shenjat e plakjes.

Enzima e lartpërmendur është mononukleotidi nikotinamid, i njohur ndryshe edhe si NMN (nicotinamide mononucleotide). Kur u injektohej minjve kjo lloj enzime, u shtonte atyre energjinë, madje edhe u parandalonte shtimin në peshë.

Me kalimin e kohës, edhe nivelet e sheqerit në gjak përmirësoheshin ndjeshëm, por përmirësohej edhe shikimi.

Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm.

Një nga studiuesit, Shin-ichiro Imai, është shpresëplotë për enzimën që ka rezultate të ngjashme edhe për njerëzit.

“Derisa qelizat e njeriut mbështeten në të njëjtin proces riprodhimi të energjisë, shpresojmë se kjo mund të përkthehet në një metodë që ndihmon njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm se mosha që kanë” – tha ai.

Nëse është ky rasti, kjo do të thotë se konsumimi i vazhdueshëm i brokolit, por edhe i perimeve të tjera, mund të vonojë sëmundjet apo problemet e tjera shëndetësore që vijnë me kalimin e moshës.

Komento