Brokoli i pasur me vitamina B dhe acid folik

Brokoli i pasur me vitamina B dhe acid folik

Brokoli është i pasur me vitamina B dhe acid folik, të cilat mund të ndihmojnë për largimin e stresit, ankthit, panikut dhe depresionit. Futeni brokolin në mikrovalë dhe avullojeni për disa minuta.

E kulloni dhe e copëtoni dhe e vendosni në enë xhami ose enë tjetër joreaktive, dhe e mbuloni me një copë letre kuzhine, jo plastikë, për disa minuta për të pasur ushqyeshmëri optimale.

Shtoni lëng limoni të shtrydhur, vaj ulliri dhe nëse guxoni edhe një sasi të piperit të kuq dhe do të keni një pjatë të mrekullueshme sublime dhe po aq të thjeshtë.

Si të ruhet: Gjethet e freskëta të brokolit i keni në dispozicion gjatë gjithë vitit, por mund edhe të bëni rezerva kur gjendet me ulje në treg. Vetëm e lagni me ujë të vluar të kripur për 3-4 minuta dhe pastaj e ngrini për deri dy muaj.

Komento