Brokoli lufton kanceri oral

Brokoli lufton kanceri oral

Brokoli lufton kanceri oralNjë terapi e re që përmban ekstrakt brokoli është zbuluar se mund t’i mbrojë njerëzit nga kanceri oral, thotë një studim i ri.

“Njerëzit të cilët janë shëruar nga kanceri i qafës dhe kokës janë ende në rrezik të lartë nga një kancer i dytë në gojën ose fytin e tyre, dhe, fatkeqësisht, këta kancer të dytë janë zakonisht fatal,” shpjegoi udhëheqësi i studimit Julie Bauman nga Instituti i Kancerit në Universitetin Pittsburg, SHBA.

“Kështu që ne jemi duke zhvilluar një molekulë natyrale dhe të sigurt që gjendet në brokol për të mbrojtur rreshtimin oral, ku këta kancer formohen”, shtoi Bauman, transmeton Lajmi.net.

Studimet e mëparshme kanë treguar se perimet e tilla si brokoli dhe lakra, mund të zbutë efektet e karcinogjeneve mjedisore.

Për studimin e ri u përdorën minj me kancer oral, të cilëve iu dha ekstrakt brokoli për disa muaj dhe më pas hulumtuesit gjetën se ishte zvogëluar dukshëm numri i tumoreve.

Hulumtuesit më pas i trajtuan 10 vullnetarë të shëndetshëm njerëz, të cilëve iu dha një lëng me ekstrakt brokoli. Vullnetarët nuk shfaqën efekte të sëmundjes nga ekstrakti dhe u vërejtën ndryshimet mbrojtëse në rreshtimin oral të tyre, që do të thotë se ekstrakti ishte zhytur dhe drejtuar për në indet në rrezik.

Hulumtuesit tani planifikojnë që të kryejnë një trajtim të ri klinik në 40 vullnetarë, të cilët kishin pasur kancer në qafë dhe kokë. Pjesëmarrësit do të marrin rregullisht kapsula që përmbajnë pluhur brokoli për të përcaktuar nëse do të ketë ndikim në parandalimin e kancerit.

Këto gjetje u prezantuan në Shoqatën Amerikane për Hulumtimin e Kancerit në një takim vjetor në Filadelfia, Pensilvani.

Komento